Laborant Mjekësor
Permbajtja e Programit
Ky program studimi ka për qëllim edhe promovimin e profesionit të Laborantit Mjekesor tek te rinjte, si nje profesion me autonomi profesionale ne veprimtari të drejpërdrejta për parandalimin, në kurimin, në mbrojtjen e shëndetit individual dhe kolektiv
duke kryer funksionet e përcaktuara nga profili profesional relativ dhe nga kodi deontologjik dhe duke përdorur metodologjitë bashkëkohore për realizimin e objektivave në arritjen cilësore të analizave të kryera në fushën e Laboratorit Klinik, Biokimik dhe Mikrobiologjik.
Programi synon edukimin dhe formimin cilësor universitar dhe profesional, formimin e vazhdueshëm dhe përshtatjen e veprimtarive të tij me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike. Avantazhet e këtij programi në krahasim me programet ekzistuese lidhen:
- Së pari:Me numrin e vogël të studenteve në krahasim me ato të ngjashmet qofshin publike apo private.
- Së dyti :Hapësirat e bollshme dhe shumë komode të Kolegjit FAMA.
- Së treti:Kolegji FAMA bashkëpunon me shume firma të njohura multinacionale të cilat na krijojnë mundësine e futjes së aparaturave e teknologjive bashkëkohore të mësimdhënies në fushën e laboratorit mjekesor.
- Së katërti:Stafi mësimor i kualifikuar dhe sidomos shumë i motivuar është një garanci për rezultate pozitive.
Lexo me shume
Rezultatet e pritura të mësimit
Marrja e njohurive teorike dhe praktike në shkencat themelore biomjekesore, shkencat humane dhe sociale dhe ato profesionale te profilit te Laboratorit Mjekesor, per pervetesimin e dijeve profesionale ne egzaminimet klinike – biokimike – mikrobiologjike.
Fitimi i aftesive te duhura per kryerjen e aktiviteteve ne menyre autonome nepermjet nderhyrjeve per parandalim, kurim dhe reabilitim te zonave motore, funksioneve kortikale superiore dhe viscerale me pasoja nga patologji te ndryshme te lindra dhe te fituara.
Nder objektivat e ketij program studimi rendisim:
- njohuritë dhe të kuptuarit në fushën e kimisë, fizikës dhe biologjisë;
- njohuritë për anatominë dhe fiziologjinë njerëzore, duke përfshirë edhe zhvillimin e tij dhe ndryshimin nga të qenurit fetusit e deri në moshën e vjetër.
- njohuritë e proceseve patologjike dhe parametrave fiziologjike për të lehtësuar gjykimet klinike lidhur me natyrën e ekzaminimit laboratorik që duhët të zbatohët, dhe për të siguruar praktika të sigurta në mënyrë që gjendja e pacientit të mos përkeqësohët nga shqyrtimi.
- njohuritë dhe të kuptuarit e bazës shkencore të gamës së proceseve laboratorike diagnostike në mënyrë që rezultatet laboratorike janë të krijuara dhe të manipuluara në mënyrë efektive dhe të përshtatshme në lidhje me patologjinë.
- njohuritë dhe të kuptuarit e gamës së pajisjeve laboratorike që përdoren në mjekësinë diagnostike, që përzgjedhjet e pajisjeve të sigurojë praktikën e sigurt dhe efikase;
- njohuritë dhe të kuptuarit e kornizave politike, legjislative, etike dhe hulumtuese.
- njohja e shkencës së sjelljes dhe të komunikimit dhe të kuptuarit e rëndësisë së tyre si dhe aplikimi për kujdesin e pacientëve.
Lexo me shume
Viti I-rë | |||
Semestri I | |||
Nr | Kodi | Lënda | ECTS |
1. | MBI | Matematike, Biostatistikë dhe Informatika Biomjekësore | 6 |
2. | FKF | Fizikë dhe Kimi Fizike | 5 |
3. | AFH | Anatomi, Fiziologji dhe Histologji | 7 |
4. | KIO | Kimi e Përgjithshme dhe Organike | 8 |
5. | GJAM | Gjuhë Angleze për Mjekësi | 4 |
Semestri II | |||
Nr | Kodi | Lënda | ECTS |
1. | BQGJ | Biologji Qelizore dhe Gjenetikë | 4 |
2. | ML | Mbrojtje në Laborator | 4 |
3. | KA | Kimi Analitike | 5 |
4. | P-I | Praktikë – I | 11 |
Lendë zgjedhore | |||
5 | PMB | 5.1 Puna me Mostra Biologjike | 3 |
MF | 5.2 Mikroskopia dhe Fototeknika | 3 | |
Gjb | 5.3 Gjenetike Biomjekësore | 3 | |
SGI | 5.4 Sistemi i Grumbullimit të informacionit | 3 |
Viti II-rë | |||
Semestri III | |||
Nr | Kodi | Lënda | ECTS |
1. | B | Biokimi | 6 |
2. | HI | Hematologji dhe Imunologji | 9 |
3. | AB | Analiza Biomjekësore - I | 5 |
4. | BK-I | Biokimi Klinike - I | 4 |
5. | MP | Mikrobiologjia me Parazitologji | 6 |
Semestri IV | |||
Nr | Kodi | Lënda | ECTS |
1. | AB-II | Analiza Biomjekësore - II | 5 |
2. | BK-II | Biokimi Klinike - II | 5 |
3. | MLH | Metodat Laboratorike Histopatologjike | 4 |
4. | P-II | Praktikë-II | 10 |
Lendë zgjedhore | |||
5 | H | 5.1 Hemostaza | 3 |
HPKI | 5.2 Higjiena dhe Parimet e Kontrollit të Infeksionit | 3 | |
DEL | 5.3 Diagnostifikimi Emergjent Laboratorik | 3 | |
KKLM | 5.4 Teknikat në Diagnostifikimin e Virologjisë | 3 | |
Viti III | |||
Semestri V | |||
Nr | Kodi | Lënda | ECTS |
1. | HK | Hematologji Klinike | 8 |
2. | BMTT | Bazat e Mjekësisë Transfuzive dhe Transplatim | 4 |
3. | TBM | Teknikat e Biologjisë Molekulare | 5 |
4. | OMAHLM | Organizimi, Menaxhimi, Automatizimi dhe Higjiena në Laboratorin Mjekësor | 10 |
5. | PSO | Psikologji dhe Sociologji | 3 |
Semestri VI | |||
Nr | Kodi | Lënda | ECTS |
1. | LEB | Legjislacioni dhe Etika në Biomjekësi | 3 |
2. | MKSHLM | Metodologjia e Teknikave të Kërkimit Shkencor në Shëndetësi | 3 |
3. | SHPE | Shëndeti Publik me Epidemiologji | 3 |
4. | P-III | Praktikë – III | 10 |
5. | TD | Tezë Diplome | 5 |
Lende zhgjedhore | |||
6 | KQI | 6.1 Hemostaza | 3 |
TCMBH | 6.2 Testet Cytogjenetike dhe Molekulare Biologjike ne Hematologji | 3 | |
SPAMP | 6.3 Substancat Psikotrope dhe Abuzimi me Produkte Medicinale | 3 | |
MBD | 6.4 Mjekësia e Bazuar në Dëshmi | 3 |
Shënim: Studentët duhet të përzgjedhin nga 1 (një) lëndë e paraqitura zgjedhore të ofruara.
Lexo me shume
Informata për Programin
Fillimi i Programin | Tetor |
Zgjatja e programit | 3 Vite |
Orari i Ligjeratave | link |
Titulli i fituar | BSc |
Orari i provimev | link |
Kolegji Fama
Aty ku jeni emër, e jo numër!
-
Zgjedh Fama