Ekonomi me specializim në Menaxhment
Permbajtja e Programit
Objektivat e programit: Ekonomi me specializim në Menaxhment
Programi ka për qëllim të përgatisë të diplomuar të cilët do të jenë teknikisht dhe intelektualisht kompetent në ndërtimin e karrierës në aplikimin e teorive ekonomike, në aplikimin e modeleve dhe teknikave në procesin e përditshëm të vendimmarrjes në biznes.
Në mënyrë të veçantë, programi do të:
- Sigurojë njohuri të mirë të koncepteve ekonomike dhe të tregoj për mjetet qëaplikohen direkt në biznes.
- Siguroj studentëve njohuritë bazë për teoritë ekonomikedhe për mjetet analitike që mund të përdoren në vendimmarrje në biznes.
- Ngritë studentëve aftësitë e tyre analitike përmes integrimit të dijeve nga teoria ekonomikedhe teknikave të vendimmarrjes nëbiznes.
- Mundesoj studentit që në sferën e ekonomisë të mësoj për mikroekonominë dhe makroekonominë në teori dhe praktikë, marketingun, bazat dhe standardet e kontabilitetit, statistikën dhe përdorimin e saj në praktikë, menaxhimin e financave, hulumtimet e tregut etj.
- Mundësoj studentit që në sferën e përgjithshme tëaftësohet të shkruajë shkrime akademike, të i njeh metodat e hulumtimit, mëson gjuhë të huaj profesionale dhe komunikimin biznesor, ndikimet e globalizmit, mëson bazat e matematikës ekonomike, mëson për shfrytëzimin produktiv të teknologjisë informative, etj.
- Rrisë numrin enevojshëm të njerëzve të profesionalizuar dhe specializuar të kërkuar në tregun e punës në fushën e ekonomisë, menaxhimit dhe në sferën e bankave financave dhe kontabilitetit.
Nga fusha e specializimit në Menaxhment, programi do të ngritë aftësitë dhe shkathtësitë e studentëve në fushen e menaxhmentit, duke përvetësuar dijet dhe aftësitë në procesin e menaxhimit të ndërmarrjes, hartimit dhe analizes sëë strategjive të biznesit, menaxhimit të kontabilitetit, vendosjes afariste, mjedisit biznesor, menaxhimit të projekteve, Ndërmarrësi dhe Biznese të Vogla dhe të Mesme, logjistikë etj.
Lexo me shumë
Rezultatet e pritura të mësimit
Në fund të Në fund të programit studentët duhet të jenë të përgatitur që:
1. Të demostrojnë dije mbi konceptet kryesore në fushat e mikroekonomisë dhe makroekonomise, të teorive themelore ekonomike në përgjithësi.
2. Të ndërtojë dhe prezentoj forma efektive të komunikimit gojor dhe të shkruar gjate komunikimit profesional.
3. T’i aplikoj në mënyrë të integruar dijet mbi funksionet dhe konceptet e biznesit
4. Të vlerësojnë mjediset ligjore, sociale, ekonomike dhe të biznesit.
5. Të përshkruajnë mjedisin global të biznesit
6. Të përshkruajnë dhe shpjegojnë obligimet etike dhe përgjegjësitë menaxheriale.
7. Të aplikoj të menduarit kritik dhe strategjik për të prodhuar vendime të shëndosha në biznes dhe duke marrë parasysh perspektivat përkatëse, hulumtimet dhe ndikimin e tyre në komunitetin të cilit i shërbejnë.
8. Analizojnë situatat e marrjes së vendimeve në kushtet e formave të ndryshme të konkurrencës
9. Jenë në gjendje të bëjnë pyetje hulumtuese dhe të përdorin modelet adekuate për dhënien përgjigje në këto pyetje.
Rezultatet e Pritura nga fusha e specializimit Menaxhment, në fund të programit studentët do të jenë në gjendje që:
- Të aplikojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e nevojshme për sukses në menaxhim dhe pozita udhëheqëse në një shumëllojshmëri të biznesit, institucionet shtetërore, dhe organizatat jofitimprurëse.
- Të zhvillojnë dhe të analizojnë strukturat organizative dhe strategjitë e biznesit për të përmirësuar aftësinë konkurruese;
- Të vlerësojnë në mënyrë kritike dhe të aplikojnë metoda dhe të lehtësojnë njohjen dhe planifikimin e biznesit;
- Të dijnë të përdorin mjetet mbështetëse për marrjen e vendimit në situate të marrjes së vendimeve afariste.
- Të vendosin marrëdhënie midis menaxhimit strategjik dhe suksesit të një korporate shumëkombëshe;
- Të njohin sfidat dhe mundësitë për një zhvillim të qendrueshëm të Bizneseve të Vogla dhe të Mesme
Aftësitë e nxënies, përvetësimit dhe aplikimit të njohurive, të pavarësisë gjykuese dhe të komunikimit do të arrihen nëpërmjet pjesëmarrjes në ligjërata, seminareve, studimit individual, ushtrimeve praktike,projekteve klasore, reflektimit kritik
Lexo me shume
Struktura e Programit: Ekonomi me specializim në Menaxhment
Viti I-rë | ||||
Semestri I | ||||
Nr | Kodi | O/Z | Lënda | ECTS |
1. | MEK | O | Matematikë Ekonomike | 7 |
2. | BMI | O | Bazat e Mikroekonomisë | 7 |
3. | BME | O | Bazat e Menaxhmentit | 5 |
4. | GJAI | O | Gjuhë Angleze I | 5 |
5. | HIË | O | Hyrje në Informatikë | 6 |
Semestri II | ||||
Nr | Kodi | O/Z | Lënda | ECTS |
1. | BMA | O | Bazat e Makroekonomisë | 7 |
2. | STA | O | Statistikë | 6 |
3. | BKO | O | Bazat e kontabilitetit | 7 |
4. | GJAII | O | Gjuhë Angleze II | 5 |
Lëndë zgjedhore 1 | ||||
5. | DBI | Z | E drejta Biznesore | 5 |
6. | GTR | Z | Globalizmi dhe Tranzicioni | 5 |
7. | MII | Z | Mikroekonomia II | 5 |
Viti II-rë | ||||
Semestri III | ||||
Nr | Kodi | O/Z | Lënda | ECTS |
1. | MHSA | O | Metodat Hulumtuese dhe Shkrim Akademik | 6 |
2. | MFI | O | Menaxhment Financiar | 6 |
3. | BMA | O | Bazat e Marketigut | 6 |
Lëndë zgjedhore 1 | ||||
4. | KEB | Z | Komunikimi dhe Etika ne biznes | 6 |
5. | MAII | Z | Makroekonomia II | 6 |
6. | IEE | Z | Integrime Ekonomike Evropiane | 6 |
7. | GJAIII | Z | Gjuhë Angleze III | 6 |
Semestri IV | ||||
Nr | Kodi | O/Z | Lënda | ECTS |
1. | MBN | O | Menaxhimi i Burimeve Njerëzore | 6 |
2. | MKO | O | Menaxhimi i Kontabilitetit | 6 |
3. | PMI | O | Principet e Menaxhimit të Inxhinjeringut | 6 |
Lëndë zgjedhore 1 | ||||
4. | KTR | Z | Kërkimet e Tregut | 6 |
5. | GJAIV | Z | Gjuhë Angleze IV | 6 |
6. | MBI | Z | Mjedisi Biznesor | 6 |
7. | BND | Z | Biznes Ndërkombëtar | 6 |
Viti III-të | ||||
Semestri IV | ||||
Nr | Kodi | O/Z | Lënda | ECTS |
1. | MPR | O | Menaxhimi i Projekteve | 7 |
2. | TMV | O | Teoria dhe Metodat e Vendosjes | 7 |
3. | NMBVM | O | Ndërmarrësi dhe Menaxhimi i Biznesit të Vogël dhe të Mesëm | 6 |
Lëndë zgjedhore 1 | ||||
4. | PFI | Z | Paraja dhe Financat | 5 |
5. | MQRN | Z | Menaxhimi i Qëndrueshëm i Resurseve Natyrore | 5 |
6. | BE | Z | Biznes elektronik | 5 |
7. | TFIF | Z | Tregu Financiar dhe Institucionet Financiare | 6 |
Semestri VI-të | ||||
Nr | Kodi | O/Z | Lënda | ECTS |
1. | MST | O | Menaxhimi Strategjik | 7 |
2. | MIN | O | Menaxhimi i Inovacioneve | 6 |
3. | LOGJ | O | Logjistikë | 5 |
4. | TD | O | Tema e Diplomës | 12 |
Shënim: Studentët duhet të përzgjedhin nga 1 (një) lëndë e paraqitura zgjedhore të ofruara.
Lexo me shume
Informata për Programin
Fillimi i Programin | Tetor |
Zgjatja e programit | 3 Vjet |
Orari i Ligjeratave | link |
Titulli i fituar | LLB |
Orari i provimev | link |
Kolegji Fama
Aty ku jeni emër, e jo numër!
-
Zgjedh Fama