Rr. " Gustav Mayer" nr 7. Tel: 038 222 212

Mami

Permbajtja e Programit

Programi i studimit parashtron një arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në fushën e drejtësisë dhe kriminalistikës.

Objektivat e programit, në lidhje me të dyja specializimet e parashikuara, janë si më poshtë:

  • Përvetësimi i koncepteve bazë juridike dhe kriminalistike dhe përdorimi i tyre me efikasitet;
  • Përvetësimi i aftësive ligjore dhe kriminalistike;
  • Njohja, zhvillimi dhe ndryshimet ndërmjet sistemit Common Law dhe Civil Law;
  • Familjarizimi me përgjegjësinë etike dhe profesionale;
  • Njohja me kushtet sociale, ekonomike, historike, politike dhe filozofike që kanë ndikuar në sistemin e drejtësisë në Kosovë si dhe njohja e faktorëve dhe vlerave që kanë ndikuar në formësimin e së drejtës;
  • Integrimi i teorisë, praktikës dhe politikave të ndryshme në mënyrë që studentët të kuptojnë mënyrën e funksionimit dhe zbatimit të ligjit;
  • Zhvillimi i bashkëpunimit me të gjitha institucionet që janë të kyçura në mënyrën e funksionimit të sistemit juridik të vendit duke i përfshirë këtu si organet shtetërore ashtu edhe departamentet e tjera juridike në vend;
  • Njohja dhe aplikimi i teknikave juridike dhe investigative të përditësuara si edhe i metodave bashkëkohore në analizën e fenomeneve dhe rasteve juridike civile dhe penale si edhe në trajtimin e tyre;
  • pajisja me kompetenca profesionale, relacionale si edhe me aftësitë thelbësore për të operuar në sektorin juridik dhe në atë tësigurisë me detyrën për të menaxhuar dhe drejtuar sistemet organizativo-funksionale të sektorëve të lartpërmendur;
  • aftësimi për të menaxhuar dhe zhvilluar strategji juridike dhe investigative me qëllimin për të kontribuar në mirëqënien e popullatës dhe rritjen e cilësisë së jetës;
  • aftësimi në menaxhimin e të drejtave të njeriut nëpërmjet përdorimit të teknikave juridike dhe atyre investigative duke mbajtur parasysh edhe nevojat e viktimave;
  • formimi i një bagazhi profesional, teknik, gjuhësor dhe kulturor duke mbajtur parasysh që shkencat juridike dhe kriminologjike imponojnë veprimin në perspektivën e globalizimit;





Lexo me shume

Rezultatet e pritura të mësimit​


Programi i studimeve Mami ka per qellim edukimin e studentëve që të bëhen praktikantë kompetentë të kujdesit shëndetësor, studiues dhe udhëheqës me një fokus klinik në nevojat riprodhuese dhe të kujdesit shëndetësor parësor të grave dhe të sapoardhurve të tyre.

Permbajtja e programit eshte ne perputhje te plote me kerkesat Europiane per nje formim te duhur dhe te pershtatshem ne mami. Në kurrikulen tonë, kujdesi infermieror/mami i bashkangjitet çdo lënde specifike duke i bërë ato të integruara me njëra tjetrën.  Në këtë program studentët krijojnë nje vision të qartë për ndërtimin normal të trupit të njeriut si nga ana fiziologjike, anatomike e biokimike. Po ashtu marrin njohuri për anatominë patologjike, mikrobiologjinë, sëmundjet infektive, etj. Objektivat e programit studimor janë si më poshtë:

  • të marrin në konsideratë se çfarë mund të pritet dhe kërkohet në lidhje me kualifikimet e mamive të ardhshme ne Republiken e Kosoves në dritën e zhvillimeve në kujdesin shëndetësor dhe në fushën e arsimit;
  • për të siguruar cilësinë e programit të shkallës duke krijuar një kornizë të përbashkët për kërkesat dhe pritjet e rendit ekzekutiv që rregullon programin e diplomës; dhe,
  • për të krijuar një kornizë për ndarjen dhe zhvillimin e njohurive të të gjithë institucioneve arsimore në lidhje me programin që çon në një diplomë Bachelor i Mamive.

Përgatija e mamive të përgjithshme si teorikisht dhe praktikisht të aftë të punojnë në të gjitha profilet e mjekësisë dhe mbi të gjitha tu shërbejnë pacientëve duke krijuar tek ata një ndjenjë respekti dhe afërsie. Bazuar në Keshillin Nderkombetar te Mamive (KNM), direktivën 2005/36/EC si pjesë të paketës të zhvillimit të infermierisë dhe mamive, për përmirësimin dhe forcimin e sisitemit të programit dhe përdorimit të standardeve globale të OBSH-së për arsim në Infermieri/mami.

Objektivat do te realizohen nepermjet ndihmeses qe Kolegji FAMA ofron me kushtet dhe mjetet qe ka ne perdorim te formimit te studenteve si dhe me institucionet që bashkepunon, ofron:

  • Auditoret dhe laboratorët praktikë te pajisura me bazen materiale te tyre,
  • Biblioteka e pasur me literaturë të ndryshme bashkëkohore, përfshirë edhe atë digjitale,
  • Shërbimet/departamentet në instiucionet shendetesore per kryerjen e praktikave klinike,

Programi ynë fokusohet në kualifikimin formal të mamive  për kujdesin e përgjithshëm, duke u bazuar në:

  • Mësimi teorik – studentet fitojnë njohuritë profesionale, njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për organizimin, distribuimin dhe vlerësimin e kujdesit të përgjithshëm shëndetësor. Mësimi do të jepet nga mësimdhënësit e kujdesit infermieror/mami dhe nga persona të tjerë kompetentë, në studimet për infermieri/mami. (Direktiva 2005/36/EC; Seksioni 3, Neni 31)
  • Mësimi klinik – studentet mësojnë si të jenë pjesë e ekipit dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me një individ/komunitet të shëndoshë/ose të sëmurë, për të organizuar, distribuar dhe vlerësuar kujdesin e plotë të kërkuar nga infermierët/mamitë, mbi bazën e njohurive dhe aftësive që ata kanë fituar. Studenti do të mësojnë jo vetëm se si të punojnë në ekip, por edhe si të drejtojë një ekip dhe të organizojnë kujdesin e përgjithshëm infermieror/mami, duke përfshirë edukimin shëndetësor për individë dhe grupe të vogla, në kuadër të institucionit ose të komunitet. Mësimi klinik do të kryhet në Kujdesin Parësor, Dytësor dhe Tretësor Shëndetësor, dhe në komunitet, nën përgjegjësinë e mësimdhënësve infermier/mami dhe në bashkëpunim me infermier/mami tjerë të kualifikuar. Studentët do të marrin pjesë në aktivitetet e departamentit në fjalë për sa kohë këto aktivitete janë të përshtatshme për mësimin klinik të tyre, duke u lejuar atyre që të mësojnë për të marrë përsipër përgjegjësitë e përfshira në kujdesin infermieror/mami. (Direktiva 2005/36/EC; Seksioni 3, Neni 31)

Mësimet teorike dhe teknike do të jenë të koordinuara me mësimet praktike dhe klinike në një mënyrë të tillë që dituritë dhe aftësitë e përmendur mund të fitohen në mënyrë adekuate. Mësimet praktike dhe klinike do të mbikëqyren në shërbime/departamente spitalore ose shërbime të tjera shëndetësore të miratuara nga autoritetet ose organet kompetente. Si pjesë e këtij studimi, studenti Mami do të marrë pjesë në aktivitetet e shërbimit/departamentit përkatëse për aq kohë sa këto aktivitete do të kontribuojnë në studimet e tyre.

Qellimet specifike:
  • Fitimi i njohurive në mësimet teorike dhe teknike (lëndët e përgjithshme dhe lëndët specifike), dhe mësimet praktike dhe klinike,
  • Përballja me modele të ndryshme profesionale dhe konceptesh, dobitë dhe kufizimet e tyre në mjediset e ndryshme në institucionet shëndetësore dhe jo-shëndetësore,
  • Identifikimi i vlerave profesionale dhe personale,
  • Arritja e kompetencave të mamive nëpërmjet përvetësimit dhe formimit të vazhduar si dhe cilësisë së marrëdhënieve.
  • Respektimi i vlerave dhe parimeve profesionale etike dhe ligjore.
  • Zbatimi i procedurave terapeutike autonome/ në një ekip ndërdisiplinor.
  • Zhvillimi dhe aftësitë e duhura të komunikimit me gojë dhe me shkrim, të zbatueshme edhe në mjedisin ndërkombëtar.
  • Edukimi dhe trajnimi i profesionistëve mami dhe realizimi i kërkimeve shkencore.
  • Fitimi i njohurive teoriko-praktike në shkencat themelore, shkencat humane dhe ato profesionale.
  • Integrojne shkencat e tjera natyrore dhe humanistike në profesionin e mami.
  • Përballja me modele të ndryshme konceptesh, dobitë dhe kufizimet e tyre në mjediset e ndryshme spitalore dhe jo spitalore, si dhe me modele të ndryshme profesionale.
  • Identifikimi i vlerave profesionale dhe personale.
  • Të angazhuar për të mësuarin gjatë jetës
  • Klasifikimi i  nevojave bazë duke gjykuar në nivelin e: pavaresisë/varësisë dhe nxjerrjen e ndërveprimeve midis çdo nevoje,



Lexo me shume

Struktura e Programit: Mami


Viti I-rë
Semestri I
Nr Kodi Lënda ECTS
1. AFE Anatomia, Fiziologjia, Embriologji 6
2. KBM Kujdesi Baze i Mamise 10
3. GjTUPH Gjenetike, Te ushqyerit, Patologjia, Higjiena 4
4. HIMALP Hulumtime dhe Informatikë në Mami dhe Aspektet Lidhur me Profesionin 5
5. BMF Biokimia, Mikrobiologjia, Farmakologjia 5
Semestri II
Nr Kodi Lënda ECTS
1. ShNLF Shtatzënia Normale dhe Lindja e Fëmijës 4
2. PTK Postpartum dhe Teoria e Kujdesit 4
3. ELP Etika, Ligji, Psikologjia 3
4. PShAK Promovimi i Shëndetit dhe Aftësitë e Komunikimit 3
5. PM-I Praktika e Mamise – I 10
6. Lëndë Zgjedhore [Zgjidh 2 nga 3 lëndët zgjedhore)]
DK 6.1 Dallimet Kulturore 3
DESh 6.2 Didaktikë në Edukim Shëndetësor të Infeksionit 3
KZhMKP 6.3 Krijo dhe Zhvillo të Menduarit Kritik në Praktikë 3
Viti II-rë
Semestri III
Nr Kodi Lënda ECTS
1. ShPVP Shtatzënia Patologjike dhe Vlerësimi Prenatal 4
2. KO Kirurgjia Obstetrike 4
3. PLF Patologjia e Lindjes se Fëmijës 4
4. SSN Stilet dhe Strategjitë e te Nxënit 4
5. PM-II/1 Praktika e Mamise – II/1 15
Semestri IV
Nr Kodi Lënda ECTS
1. SBF Sëmundjet e Brendshme dhe Fertiliteti 3
2. RrLN Rreziku i Lartë Neonatal 3
3. E Epidemiologjia 3
4. PM-II/2 Praktika e Mamise – II/2 15
5. Lëndë Zgjedhore [Zgjidh njëren dyshe (2 nga 4 lëndët zgjedhore)]
MBD 5.1 Mamia e Bazuar ne Deshmi 3
KIMU 5.2 Prespektivat e Kujdesit Mjekësor 3
BN 5.3 Bashkëpunimi Ndërprofesional 3
Ish 5.4 Informatika në Shëndetsi 3
Viti III
Semestri V
Nr Kodi Lënda ECTS
1. GjF Gjinekologjia dhe Fertiliteti 4
2. SShS Sociologjia e Shëndetësisë dhe Sëmundjeve 3
3. B Biostatistika 3
4. KIN Kujdesi Intensiv i Nënës 3
5. PM-III/1 Praktika e Mamise III/1 17
Semestri VI
Nr Kodi Lënda ECTS
1. OMUM Organizimi, Menaxhimi dhe Udhëheqja në Mami 3
2. KPSh Kujdesi Primar Shendetesor 3
3. PM-III/2 Praktika e Mamise – III/2 14
4. Lëndë Zgjedhore [Zgjidh njëren dyshe (2 nga 4 lëndët zgjedhore)]
KPL 4.1 Kujdesi Para Lindjes 3
MALP 4.2 Metodat Alternative te Lindjes dhe Pozitat 3
N 4.3 Nutricioni 3
SBShL 4.4 Siguria e Barnave Gjate Shtatzanise dhe Laktacionit 3
HDM 4.5 Hetimet dhe Diagnozat për Mami 3
ShGShSE 4.6 Shëndeti i Gruas Shtatëzanë në Situata Emergjente 3
5 TD Tezë Diplome 4


Lexo me shume

Informata për Programin

Fillimi i Programin Tetor
Zgjatja e programit 3 Vite
Orari i Ligjeratave link
Titulli i fituar BSc
Orari i provimev link

Kolegji Fama

Aty ku jeni emër, e jo numër!

Mjekësi
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Ekonomik
Numri i vendeve te plotesuara 76%
Juridik
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Psikologji
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Shkenca Politike dhe Administratë Publike
Numri i vendeve te plotesuara 56%
  • Zgjedh Fama

Na Kontaktoni

Prishtinë; Mitrovicë; Gjilan; Prizren;

Email addresat

info@kolegjifama-edu.org
kolegjifama@gmail.com

Numrat e telefonit

 038 222 212

 +383 44 197 324

Close Menu