Rr. " Gustav Mayer" nr 7. Tel: 038 222 212

Juridik me specializim në Civil-Komercial

Permbajtja e Programit

Nën profilin e kapacitetit e të kuptuarit, në përfundim të studimeve, studenti: do të ketë njohje të detajuar, si teorike ashtu edhe të aplikuar, të disiplinave të ndryshme kriminologjike, viktimologjike dhe të sigurisë; 

Objektivat e programit: Juridik me specializim në Civil-Komercialë Programi i studimit parashtron një arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në fushën e drejtësisë dhe kriminalistikës. Objektivat e programit, në lidhje me të dyja specializimet e parashikuara, janë si më poshtë:
  • Përvetësimi i koncepteve bazë juridike dhe kriminalistike dhe përdorimi i tyre me efikasitet;
  • Përvetësimi i aftësive ligjore dhe kriminalistike;
  • Njohja, zhvillimi dhe ndryshimet ndërmjet sistemit Common Law dhe Civil Law;
  • Familjarizimi me përgjegjësinë etike dhe profesionale;
  • Njohja me kushtet sociale, ekonomike, historike, politike dhe filozofike që kanë ndikuar në sistemin e drejtësisë në Kosovë si dhe njohja e faktorëve dhe vlerave që kanë ndikuar në formësimin e së drejtës;
  • Integrimi i teorisë, praktikës dhe politikave të ndryshme në mënyrë që studentët të kuptojnë mënyrën e funksionimit dhe zbatimit të ligjit;
  • Zhvillimi i bashkëpunimit me të gjitha institucionet që janë të kyçura në mënyrën e funksionimit të sistemit juridik të vendit duke i përfshirë këtu si organet shtetërore ashtu edhe departamentet e tjera juridike në vend;
  • Njohja dhe aplikimi i teknikave juridike dhe investigative të përditësuara si edhe i metodave bashkëkohore në analizën e fenomeneve dhe rasteve juridike civile dhe penale si edhe në trajtimin e tyre;
  • pajisja me kompetenca profesionale, relacionale si edhe me aftësitë thelbësore për të operuar në sektorin juridik dhe në atë tësigurisë me detyrën për të menaxhuar dhe drejtuar sistemet organizativo-funksionale të sektorëve të lartpërmendur;
  • aftësimi për të menaxhuar dhe zhvilluar strategji juridike dhe investigative me qëllimin për të kontribuar në mirëqënien e popullatës dhe rritjen e cilësisë së jetës;
  • aftësimi në menaxhimin e të drejtave të njeriut nëpërmjet përdorimit të teknikave juridike dhe atyre investigative duke mbajtur parasysh edhe nevojat e viktimave;
  • formimi i një bagazhi profesional, teknik, gjuhësor dhe kulturor duke mbajtur parasysh që shkencat juridike dhe kriminologjike imponojnë veprimin në perspektivën e globalizimit;
# Zgjatja e Programit 3 vjet
1 Muaji e fillimit Shtator
2 Titulli Bachellor i shkencës
3 Pagesa 1000$

Rezultatet e pritura të mësimit

Nën profilin e kapacitetit të të kuptuarit, në përfundim të studimeve, studenti:

  • Do të fitojë një njohje të thellëtë instituteve themelore të së drejtës;
  • Do të njohë institutet kryesorë civilistë sipas qasjeve doktrinore dhe jurisprudenciale;
  • Do të njohë komponentët kryesorë dhe problematikat juridike më relevante të fushave të ndryshme së të drejtës;
  • Do të njohë aspektet relevantë të dimensionit europian dhe ndërkombëtar të argumenteve të trajtuar;
  • do të fitojë njohuri mbi gamën e gjërë të sistemit juridik shtetëror, mbi strukturën dhe funksionet e tij, mbi rregullat substanciale dhe procedurale që autoriteti shtetëror u imponon shtetasve për të ruajtur integritetin dhe efikasitetin e tij;
  • do të fitojë kapacitete të avancuara lidhur me arsyet e ekzistencës së një pushteti publik, nënshtrimin e tij karshi rregullave të caktuara juridike, organizimin e tij administrativ qendror dhe lokal dhe funksionimin e drejtësisë administrative;
  • do të njohë në mënyrë të detajuar burimet e së drejtës kombëtare, parimet themelore mbi të cilat bazohet organizimi dhe funksionimi institucional ai edhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe raportet e tyre me sistemin juridik europian;
  • do të njohë sistemin fiskal në dimensionin e tij substancial dhe procedural;
  • do të fitojë njohuri të detajuara mbi aspektet juridike të ndërlidhura me sistemet financiare, me funksionimin e tregut të patundshmërive dhe me tregtinë ndërkombëtare;
  • do të njohë aspektet themelore të organizimit të biznesit si edhe të ekonomisë së inovacionit dhe kapitalit njerëzor;
  • do të njohë elementet themelore të politikës ekonomike dhe problemet e ndërlidhura me zhvillimin e sistemeve ekonomike vendore, me financimin publik dhe me menaxhimin e financave publike;
  • do të jetë në gjendje që të përvetësojë lidhjet ndërdisiplinore të çështjeve ekonomiko-financiare dhe tregtare me të drejtën kushtetuese, të drejtën administrative, me të drejtën e punës dhe me kontabilitetin e Shtetit;
  • do të njohë themelet e të drejtës ndërkombëtare dhe europiane;
  • do të njohë parimet që rregullojnë tregtinë ndërkombëtare, rregullat e tregut të BE-së dhe normat e së drejtës ndërkombëtare private;
  • do të njohë mjetet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, mekanizmat e mbrojtjes juridiksionale dhe zgjidhjes së konflikteve;
  • do të njohë format më të përditësuara të bashkëpunimit në çështjet penale dhe civile në nivel europian dhe ndërkombëtar me theks të veçantë në dimensionin procedural të fenomenit dhe të raporteve me sistemin juridik kombëtar;
  • do të fitojë njohuri historiko-filozofiko-metodologjike për kuptimin e së drejtës si fenomen kulturor dhe social, jo domosdoshmërisht dhe joekskluzivisht shtetëror;
  • do të njohë origjinat dhe zhvillimet e fenomenit juridik si në dimensionin e tij historik ashtu edhe në atë teoriko-doktrinor;
  • do të rrisë vetëdijësimin mbi praktikat juridike dhe gjyqësore nëpërmjet krahasimit diakronik dhe sinkronik me sistemet e tjera juridike;
  • do të njohë instrumentat më të përditësuar të krijimit, analizës dhe aplikimit të normës juridike;

Nën profilin e kapacitetit të aplikimit të njohurive, në përfundim të studimeve, studenti:

  • do të jenë të gjendje që të orientohet në interaktivitetin e burimeve të shumta normative, me origjinë, natyrë dhe forcë juridike të ndryshme;
  • do të jetë në gjendje që të përdorë instrumentat juridikë bazikë civilë;
  • falë programit të studimit do të jetë në gjendje që të kryejë punime të pavarura individuale ose kolektive duke përdorur më së miri njohuritë e përgjithshme dhe specifike dhe ndërlidhjet e tyre me disiplinën europiane dhe ndërkombëtare;
  • do të jetë në gjendje që të orientohet midis nocioneve themelore të së drejtës penale, strukturës së instituteve juridikë kryesorë, karakteristikave të sistemit penal si edhe specifikave të veprave penale;
  • do të fitojë aftësitë për të interpretuar çdo lloj norme juridike kombëtare dhe për t’a interpretuar atënë ndërveprimin e saj me sistemet juridike ndërkombëtare në mënyrë korrekte dhe të saktë;
  • do të jetë në gjendje që të gjejë dhe analizojë dokumente të ndryshme si bilanci shtetëror, tekste normative dhe dokumente kontabiliteti publik;
  • do të njohë dhe aplikojë me rigorozitet rregullat që përbëjnë bazën e funksionimit të sistemit financiar vendor, europian dhe ndërkombëtar si edhe linjat e politikës ekonomike;
  • do të aplikojë mënyrat argumentuese, qasjen kritike dhe metodat e analizës ekonomike për të përshkruar situata dhe probleme të ndërlidhura edhe me zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar;
  • do të jetë në gjendje që të kuptojë dhe të përdorënjë fjalor specifik në çështjet ekonomiko-financiare;
  • do të jetë në gjendje që të kuptojë ndërveprimet e ndërlikuara midis burimeve kombëtare, ndërkombëtare dhe europiane;
  • do të zhvillojë kapacitete analitike, kritike dhe argumentuese duke përdorur edhe qasjen krahasuese;
  • do të jetë në gjendje që të orientohet në burimet e nyjëzuara të sistemit juridik ndërkombëtar;
  • do të jetë në gjendje që të aplikojë metodën e krahasuar, si mjet themelor për të thelluar njohuritë lidhur me origjinën dhe arsyet e ekzistimit të instituteve juridike kryesore;
  • do të jetë në gjendje që të kuptojë dhe aplikojë normat juridike të sistemeve të tjera juridike, falë aftësive krahasuese të fituara në programin e studimit;
  • do të jetë në gjendje që të interpretojë të drejtën pozitive nëpërmjet evolucionit të saj historik dhe filozofik;
  • do të jetë në gjendje që të përdorë teknologjitë informative në ekonomi, administratë publike, shoqëri dhe veprimtari ligjore;
  • do të jetëqë të analizojë sistemet informative dhe teknologjike në kuadrin e evolucionit të normativës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nën profilin e kapacitetit të pavarësisë së gjykimit (making judgements), në përfundim të studimeve, studenti:

  • do të jetë në gjendje që të përpunojë dhe të aplikojë ide origjinale brenda një konteksti hulumtues shkencor;
  • do të jetë në gjendje që të kuptojë e zgjidhë probleme të ndërlidhura me tematika të reja;
  • do të jetë në gjendje që të plotësojë njohuritë për të menaxhuar rastet dhe situatat e ndërlikuara si edhe që të formulojë qëndrime e të marrë vendime në bazë të informative të kufizuara apo të pakompletuara;

Nën profilin e kapacitetit komunikativ (communication skills), në përfundim të studimeve, studenti:

  • do të jetë në gjendje që të marrë e formulojë vendime duke përfshirë këtu reflektimin mbi përgjegjësitë sociale dhe etike të ndërlidhura me aplikimin e njohurive të përvetësuara;
  • do të jetë në gjendje që t’i komunikojë, bashkëbiseduesve specialistë dhe jo-specialistë, në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje përfundimet e veta, si edhe njohuritë e arsyetimin logjik që kanë çuar në marrjen e atij vendimi;

Nën profilin e kapacitetit të mësimnxënies (learning skills), në përfundim të studimeve, studenti do të fitojë njohuri të atilla për të lejuar zhvillimin e përditësimit shkencor dhe profesional në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të pavarur.

Struktura e Programit

VITI I

Semestri I

    Orë/javë

Nr.

Kodi

O/Z

Lënda

L

U

ECTS

1

DPU

O

E Drejta Publike

2

1

7

2

BSGJ

O

Bazat e sistemit gjyqësor

2

1

6

3

FHSHD

O

Fillet dhe historia e shtetit dhe së drejtës

2

1

6

4

MHSHA

O

Metodat e hulumtimit shkencor dhe shkrimi akademik

2

1

6

5

SDR

Z

Sociologjia e së drejtës

2

1

5

6

FDR

Z

Filozofia e së drejtës

2

1

5

 Semestri II

 

Nr.

Kodi

O/Z

Lënda

L

U

ECTS

1

MKR

O

Mendimi kritik

2

1

5

2

DPI

O

E Drejta Penale I

2

1

7

3

DCI

O

E Drejta Civile I

2

1

7

4

DKU

O

E Drejta Kushtetuese

2

1

6

5

AED

Z

Analiza ekonomike e së drejtës

2

1

5

6

PEK

Z

Politika ekonomike

2

1

5

VITI II

Semestri III

    Orë/javë

Nr.

Kodi

O/Z

Lënda

L

U

ECTS

1

DPII

O

E Drejta Penale II

2

1

7

2

DCII

O

E Drejta Civile II

2

1

7

3

DAD

O

E Drejta Administrative

2

1

6

4

KPE

O

Kriminologji dhe Penologji

2

1

5

5

SLK

Z

Sistemet ligjore të krahasuara

2

1

5

6

DKK

Z

E Drejta Kushtetuese e krahasuar

2

1

5

Semestri IV

     Orë/javë

Nr.

Kodi

O/Z

Lënda

L

U

ECTS

1

DPA

O

E drejta e procedurës administrative

2

1

6

2

DNPON

O

E Drejta Ndërkombëtare publike dhe e organizatave ndërkomb.

2

1

7

3

GJAI

O

Gjuhë Angleze I

1

2

5

4

DPC

O

E drejta e procedurës civile

2

1

7

5

DPU

Z

E Drejta e punës

2

1

5

6

DFA

Z

E Drejta e familjare

2

1

5

VITI III

Semestri V

     Orë/javë

Nr.

Kodi

O/Z

Lënda

L

U

ECTS

1

DBE

O

E Drejta e Bashkimit Evropian

2

1

7

2

GJAA

O

Gjuhë Angleze e Avancuar

1

2

5

3

DPP

O

E Drejta e procedurës penale

2

1

7

4

PKR

O

Politika kriminale

2

1

6

5

DPK

Z

E Drejta penale e krahasuar

2

1

5

6

DCK

Z

E drejta civile e krahasuar

2

1

5

Semestri VI

     Orë/javë

Nr.

Kodi

O/Z

Lënda

L

U

ECTS

1

DNJ

O

Të drejtat e njeriut

2

1

7

2

ELP

O

Etika ligjore dhe profesionale

2

1

5

3

MJSHL

O

Metodologjia juridike dhe shkrimi ligjor

2

1

6

4

DDE

O

E drejta e detyrimeve

2

1

7

5

SEL

Z

Sistemet Elektorale

2

1

5

6

DKU

Z

Drejtësia kushtetuese

2

1

5

                 

 

Specializimi Civil-Komercial

VITI IV

Semestri VII

   Orë/javë

Nr.

Kodi

O/Z

Lënda

L

U

ECTS

1

DFI

O

E drejta financiare

2

1

7

2

DTR

O

E drejta tregtare

2

1

7

3

KLPP

O

Klinikë ligjore-punë praktike

2

1

5

4

GJAL

O

Gjuhë angleze  ligjore

1

2

6

5

DNI

Z

E drejta ndërkombëtare e investimeve

2

1

5

6

DSEN

Z

E drejta sociale evropiane dhe nderkombetare

2

1

5

Semestri VIII

     Orë/javë

Nr.

Kodi

O/Z

Lënda

L

U

ECTS

1

DNP

O

E drejta ndërkombëtare private

2

1

7

2

DTEN

O

E drejta tregtare evropiane dhe ndërkombëtare

2

1

6

3

DNPI

Z

E drejta ndërkombëtare e pronësisë intelektuale

2

1

5

4

DEPC

Z

Drejta evropiane e procedurës civile

2

1

5

5

TD

O

Tema e Diplomës

 

 

12

Na Kontanktoni

Prishtinë; Mitrovicë; Gjilan; Prizren;

Email addresat

info@kolegjifama-edu.org

kolegjifama@gmail.com

Numrat e telefonit

 038 222 212

 +383 44 197 324

Close Menu