Rr. " Gustav Mayer" nr 7. Tel: 038 222 212

Statuti i Kolegjit FAMA

Senati i Kolegjit FAMA në bazë të Ligjit të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës nr.04/L-037 në mbledhjen e mbajtur më 10.06.2014 aprovoi plotësim/ndryshimin

e Statutit të Kolegjit FAMA

 

DISPOZITAT E PERGJITHSHME

                                                                   Neni 1

Kolegji FAMA është institucion jopublik mësimor-shkencor i arsimit të lartë, i themeluar me 12 maj të vitit 2003, sipas Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës, Nr. 2002/3,dhe Vendimit të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës me Nr.590/02-1

Neni 2

Kolegji “FAMA” është person juridik i regjistruar në  Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë  me Nr. të biznesit 70041962.

Adresa e Kolegjit është: Rr. Gustav Mayer Nr.7, 10000 Prishtinë, Kosovë

Neni 3

Emri i Kolegjit FAMA në gjuhën shqipe është “Kolegji FAMA”.

Në gjuhën angleze “FAMA COLLEGE”.

Emri i shkurtuar i Kolegjit FAMA do të jetë FAMA.

Neni 4

Kolegji ofron arsimim akademik të nivelit universitar dhe pasuniversitar, kërkime shkencore dhe krijimtari artistike.

Neni 5

Kolegji FAMA ka këto simbole:

  • ­Stemën;
  • ­Vulën ;
  • ­Vulën e thatë;
  • ­Flamurin, dhe;
  • ­Gjerdanin e Rektorit.

Formën e stemës së Kolegjit FAMA e përcakton Presidenti me vendim të veçantë.

Vula dhe vula e thatë kanë formën e rrumbullakët dhe në mes kanë stemën e Kolegjit FAMA.

Flamuri i Kolegjit FAMA e ka formën këndëdrejtë të rrafshët.

Kolegji FAMA ka përvjetorin e tij. Data e këtij përvjetori është 12 maj (dita kur është mbajtur mbledhja e parë e themelimit të Kolegjit FAMA në vitin 2003).

KREU I

MISIONI I KOLEGJIT FAMA

Neni 6

Kolegji FAMA është institucion jopublik i arsimin e lartë, që zhvillon arsimim akademik të nivelit universitarë dhe pasuniversitarë, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe aktivitete tjera  akademike. Qëllimi i Kolegjit FAMA është:

  • ­Veprimi në drejtim të avancimit dhe zhvillimit të arsimit, shkencës, kulturës dhe ekonomisë kosovare;
  • ­Nëpërmjet programeve të studimeve universitare dhe pasuniversitare, të arsimojë profesionalisht specialistët e lartë në të gjitha fushat e artit, shkencës dhe kulturës, sipas strukturave akademike në disponim;
  • ­T’i përshtatet standardeve më të larta evropiane të arsimimit superiorë dhe të veproj në drejtim të integrimit të plotë në zonën evropiane të arsimit të lartë dhe të kërkimeve shkencore (sipas Deklaratës së Bolonjës);
  • ­Të bashkëpunojë me të gjitha institucionet universitare dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e arsimit të lartë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar;
  • ­Të kontribuojë në procesin e promovimit të demokracisë qytetare.

Neni 7

Personeli i Kolegjit  dhe studentët e gëzojnë lirinë e organizimit dhe të tubimit në pajtim me ligjin.

Neni 8

Kolegji  ofron mundësi të barabarta për arsimim dhe ngritje profesionale pa dallim përkatësie etnike, gjuhësore, racore, politike, fetare, gjinie, gjendjes sociale dhe statusit personal.

KREU II

LIRIA AKADEMIKE DHE AUTONOMIA INSTITUCIONALE

Neni 9

Kolegji  gëzon liri akademike, liri në kërkim shkencor si dhe autonomi organizative dhe financiare.

Liria akademike në mësimdhënie nënkupton respektimin e shumëllojshmërisë së opinioneve, ideve e metodave të kërkimit shkencor sipas planeve dhe programeve të aprovuara arsimore dhe kërkimore – shkencore. Kjo liri ushtrohet në përputhje me planet dhe programet mësimore të miratuara nga të gjitha strukturat akademike të Kolegjit .

Në kuadrin e autonomisë organizative dhe financiare, Kolegjit  i njihen këto të drejta:

  • ­E drejta e vendosjes së marrëdhënieve dhe bashkpunimit me qëndrat e ndryshme universitare të vendit dhe të huaja në drejtim të shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit në procesin shkencor mësimor si dhe kualifikimin e personelit akademik;
  • ­E drejta e anëtarësimit në institucionët kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë;
  • ­E drejta e përcaktimit të fushave të mësimit dhe të kërkimit shkencorë;
  • ­E drejta e miratimit të plotë e programeve mësimore në përputhje me nevojat nacionale, rajonale dhe ndërkombëtare si dhe strategjitë e zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë;
  • ­E drejta e disponimit të lirë të buxhetit, të realizuar nga të ardhurat e Kolegjit gjatë ushtrimit të veprimtarisë së vet arsimore, shkencore – hulumtuese dhe ekonomike;
  • ­E drejta e administrimit të trojeve dhe ndërtesave, në përputhje me planvendosjen dhe destinimin e tyre;
  • ­E drejta e realizimit të përfitimeve materiale nga ofrimi i këshillave dhe shërbimeve të ndryshme kerkimore shkencore;
  • ­E drejta e organizimit të konkurseve të pranimit, e vlerësimit të rezultateve dhe e pranimit te studentëve në studime profesionale (kurse profesionale), universitare dhe pasuniversitare;
  • ­E drejta e zgjedhjes së personelit akademik e jo akademik;
  • ­E drejta e zgjedhjes së organeve dhe autoriteteve drejtuese në nivel universitarë dhe të fakulteteve;
  • ­E drejta e propozimit të ndryshimeve të strukturave akademike dhe njësive organizative universitare.

Neni 10

Kolegji  është person juridik me të drejta dhe detyra të përcaktuara me ligj dhe akte tjera normative.

Neni 11

Të gjitha mjediset (ndërtesat dhe trojet) që administronë Kolegji , si dhe objektet që do të fitohen në të ardhmen, e gëzojnë paprekshmërinë sipas ligjit. Kjo paprekshmëri përfshinë moslejimin e ndërhyrjes së kundërligjëshme në mjediset e Kolegjit të çdo personi fizik ose juridik, pa lejën e Presidentit, Rektorit ose personave tjerë të autorizuar prej tyre.

Përjashtimisht, në rast të ndonjë fatkeqësise natyrore ose në rastët e kryerjës së veprave të rënda penale, mund të bëhet ndërhyrja e organeve të rendit publik edhe pa lejën e Rektorit ose Presidentit.

Për çdo cënim të paprekshmërisë, Kolegji  ka të drejtë të denoncimit dhe kërkimit të ndëshkimit të shkelësve sipas dispozitave ligjore.

KREU III

STRUKTURA ORGANIZATIVE E KOLEGJIT FAMA

Neni 12

Kolegji FAMA përbëhet prej:

  • ­Strukturave akademike;
  • ­Njësive organizative.

Strukturat akademike dhe njësit organizative të Kolegjit FAMA nuk e kanë subjektivitetin juridik.

STRUKTURA AKADEMIKE

Neni 13

Struktura akademike e Kolegjit FAMA përbëhet nga:

  • ­Departamenti Ekonomik;
  • ­Departamenti Juridik;
  • ­Departamenti e Shkencave Politike dhe Administratë Publike;
  • ­Departamenti i Psikologjisë;
  • ­Departamenti i Gjuhëve të huaja;
  • ­Departamenti i Mirëqenies Sociale;
  • ­Instituti për Studimin e Korrupcionit, Krimit të Organizuar dhe Terrrizmit,
  • ­Instituti për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik Ndërkombëtar(IZHBEN-FAMA).

Të gjitha Departamentet përveç në Prishtinë i kanë edhe njësit e veta akademike  edhe në qendra tjera si në:

  • Prizren
  • Gjilan
  • Mitrovicë, etj.

Të gjitha këto struktura akademike kanë tretman dhe status të njëjtë. Në të ardhmen sipas nevojave shkencore praktike nacionale, rajonale dhe ndërkombëtare mund të themelohen edhe struktura tjera akademike,me vendim të posaçëm të Senatit.

Neni 14

Institutët e kanë emrin dhe vulën e vet. Ato e mbajnë ëmblemën dhe emrin e Kolegji FAMA në kuadër të emrit dhe emblemës së vet.

Neni 15

Departamenti  i Shkencave politike dhe Administratë Publike përfshin programet e studimit:

  • Shkenca Politike dhe Administrate Publike -BA,
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci-MA,
  • Adminstratë  Publike -MA

Neni 16

Departamenti Ekonomike përfshin programet e studimit:

  • Banka, Financa dhe Kontabilitet – BA dhe MA
  • Menaxhment –Ba dhe MA

Neni 17

Departamenti juridike përfshin programet e studimit:

  • Juridik i përgjithshëm-LLB
  • Kriminalistika-BA
  • Studimet e Shkencave të Sigurisë-MA
  • Juridik-Penal -LLM
  • Juridik-Civil -LLM

Neni 18

Departamenti i  Psikologjisë përfshin programet e studimit:

  • Psikologji-BA,
  • Psikologji-MA

Neni 19

Departamenti i Gjuhëve të huaja me programet e studimit:

  • Gjuhë dhe Letërsi Angleze-BANeni 20Departamenti i Mirëqenies Sociale me programet e studimit:
  • Përkujdesje dhe Mirëqenie për fëmijë-BA

Neni 21

Instituti për Studimin e Korrupcionit, Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit është strukturë unike akademike që merret me studime dhe kërkime të caktuara shkencore.

Neni 22

Instituti për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik Ndërkombëtar (IZHBEN-FAMA), merret me studimet dhe hulumtimet e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe më gjërë

 

 

 

 

 

ORGANET E FAKULTETIT

DEKANI

Neni 23

Çdo Departament udhëhiqet nga Dekani. Dekani  emërohet nga senati sipas propozimit të Presidentit  për një periudhë prej tre vite me të drejtë riemërimi edhe për një mandat, nga radhët e mësimdhënësve të rregullt, që ligjërojnë në departamentin përkatës. Dekani duhet të posedojë aftësi dhe përvojë në udhëheqje.

Neni 24

Detyrat e Dekanit janë:

  • ­Të sigurojë udhëheqje akademike në fushat përkatëse për zhvillimin e mësimit, punës shkencore dhe artistike në fakultet;
  • ­Të ndërmarrë masat e nevojshme në zbatimin e vendimeve dhe detyrave të përcaktuara nga Këshilli Mësimor-Shkencor i  fakultetit;
  • ­Të sigurojë informata të mjaftueshme për Rektorin, Presidentin dhe Senatin lidhur rezultatet në mësim dhe kërkime shkencore si dhe aktivitete artistike;
  • ­Të përfaqësojë fakultetin para organeve dhe institucioneve universitare dhe atyre jashtuniversitare;
  • ­T’i japë këshilla Rektorit, Presidentit dhe Senatit për emërimin e personelit akademik në lëndët e caktuara të Programit;
  • ­Nënshkruan Diplomat e mbarimit të studimeve universitare dhe certifikatave të vijimit të kurseve të themeluara pranë Programit përkatës, pa pasur të drejtën e delegimit të firmës së tij personave të tjerë;
  • ­Vendos për përjashtimin e studentëve nga fakulteti në përbërje të Kolegjit;
  • ­Kryen detyra të tjera të parapara me këtë Statut.

Dekani për punën e vet dhe të Programeve që udhëheqë i përgjigjet Senatit dhe Presidentit.

Neni 25

Mandati i Dekanit mund të përfundojë para kohe në rast të:

  • ­Dorëheqjes;
  • ­Shkarkimit;
  • ­Arsyeve shëndetësore;
  • ­Dënimit me heqje të lirisë me mbi 6 muaj burgim;
  • ­Vdekjes.

Procedura për shkarkimin e Dekanit mund të inicohet nga:

  • ­Rektori;
  • ­Presidenti;
  • ­Këshilli Mësimor-Shkencorë;

Shkarkimin i Dekanit bëhet nga Senati Kolegjit FAMA .

KËSHILLI  MËSIMOR – SHKENCOR

Neni 26

Në kuadër të fakulteteve themelohen këshillat mësimor- shkencor  si organe kolegjiale të përbëra nga 5 anëtarë. Këshilli Mësimor–Shkencor vendos lidhur me problemet e ndryshme në fushën e mësimit dhe kërkimit shkencor e artistik të Departamenteve përkatës.

Këshillin Mësimor – Shkencor e përbëjnë:

  • ­Dekani;
  • ­Tre anëtarë të zgjedhur nga stafi akademik i fakultetit;
  • ­Një përfaqësues i studentëve;
  • ­Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit  që është anëtarë i përhershëm i Këshillit Mësimor-Shkencor, pa të drejtë vote;
  • ­Me propozimin e Rektorit, Dekanit ose Presidentit, në cilësinë e anëtarit pa të drejtë vote të zgjidhët edhe ndonjë punëtorë i dalluar shkencorë ose ekspert profesional i fushave përkatëse.

Neni 27

Këshillin Shkencor-Mësimor të Departamentit  e kryeson Dekani i Departamentit.

Në mungesë të tijë, Këshillin Mësimor -Shkencor e kryeson anëtari më vjetër i Këshillit.

Neni 28

Këshilli Mësimor -Shkencor është përgjegjës për:

  • ­Çështjet e përgjithshme strategjike që lidhen me veprimtarinë mësimore, shkencore dhe artistike në Kolegj;
  • ­Zhvillimin e strategjisë për studime në fakultet si dhe ofrimin e këshillave profesionale Rektorit dhe Presidenti;
  • ­Cakton kriteret e pranimit të studentëve;
  • ­Siguron cilësinë dhe procedurën e dhënies së kualifikimeve;
  • ­Propozon rregulloren mbi procedurën për shqyrtimin e masave ndaj studentëve;
  • ­Shqyrton dhe i propozon Senatit për çështjet e mbrojtjes së të drejtave të personelit dhe të studentëve;
  • ­Zbaton procedurën e zgjedhjes së personelit akademik sipas autorizimeve statutare;
  • ­Shqyrton çështjet e caktuara sipas kërkesës së parlamentit të studentëve;
  • ­Kryen detyra të tjera të parapara me këtë Statut.

NJËSIT ORGANIZATIVE TË KOLEGJIT

Neni 29

Njësitë organizative funksionojnë në kuadër të Kolegjit  duke ofruar shërbime mbështetëse për punë arsimore, kërkimore dhe artistike, si dhe shërbime administrative për strukturat akademike të Kolegjit .

Neni 30

Në kuadër të Kolegjit  funksionojnë këto njësi organizative:

  • ­Biblioteka e Kolegjit;
  • ­Qendra kompjuterike e Kolegjit;
  • ­Laboratërët e Kriminalistikës.

Këto njësi janë të nevojshme për përmbushjen efekase të detyrave dhe përgjegjësive statutare të Kolegjit.

Në të ardhëmen varsisht nga nevojat praktike mund të themelohen edhe njësi tjera organizative.

Neni 31

Çdo njësi organizative udhëhiqet nga përgjegjësi i saj.

Neni 32

Përgjegjësi i njësisë organizative emërohet nga Presidenti në bazë të konkursit të shpallur publik. Zgjedhja e tij bëhet sipas aftësive menaxhuese për udhëheqje profesionale të njësisë organizative në drejtim të përmbushjes së objektivave.

Përgjegjësit e njësive organizative i përgjigjën Presidentit.

Neni 33

Përgjegjësi i njësisë organizative ka këto detyra:

  • ­Kujdeset për shfrytëzimin efikas, ekonomik dhe efektiv të mjeteve të njësisë;
  • ­Dorëzojë raporte të rregullta dhe të mjaftueshme Presidentit dhe Senatit;
  • ­Këshillon Presidentin për emërimin e anëtarëve të personelit të njësisë;
  • ­Kryen detyra tjera të parapara me këtë Statut.

 

 

 

KREU IV

ORGANET QEVERISËSE TË KOLEGJIT

Neni 34

Organet kryesore të Kolegjit FAMA janë Senati, Rektori dhe Presidenti.

Të gjitha organet qeverisëse të Kolegjit FAMA ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas parimit të deklarimit të lirë dhe votimit me shumicë votash nëse nuk është përcaktuar ndryshme me këtë Statut.

SENATI

Neni 35

Senati i Kolegjit është organi më i lartë i Kolegjit, i cili vendos për problemet më të rëndësishme në fushën e mësimit, të kërkimit shkencor dhe për problemet e ndryshme teknike – administrative.

Anëtarët e Senatit janë:

  • ­Rektori i Kolegjit, i cili është njëkohësisht edhe Kryetar i Senatit;
  • ­Presidenti i Kolegjit;
  • ­Dekanët e Programeve;
  • ­Një anëtarë të Këshillave Mësimorë–Shkencorë nga radhët e profesorëve të Departamenteve, të zgjedhur nga Këshilli Mësimorë- Shkencorë;
  • ­Kryetari i Parlamentit të studentëve;
  • ­Sekretari i Përgjithshëm  i cili është anëtar  ex –officio i Senatit pa të drejtë vote.

Neni 36

Mandati i Senatit është 4 vjeçar. Mandati i anëtarit të Senatit merr fund :

  • ­Me mbarimin e afatit të mandatit të Senatit;
  • ­Kur mungon pa arsye në 4 seanca rradhazi.

Në rastet e sipërpërmendura zëvendësimi i anëtarit të larguar bëhet sipas procedurës së ëmrimit të anëtarëve të Senatit.

Neni 37

Senati mblidhet në seanca të zakonshme të paktën një herë në vit. Rendi i ditës propozohet nga Rektori dhe miratohet në çdo rast nga Senati.

Senati mund të mblidhet edhe në seanca të jashtëzakonshme, me një rend dite të caktuar, me kërkesën e Rektorit, Presidentit ose me kerkesën me shkrim nga 1/4 e anëtarëve. Mbledhja e Senatit zhvillohet kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtareve te Senatit. Vendimet e Senatit, janë të vlefshme kur merren me shumicën e votave (mbi 50%) të anëtarëve të Senatit të pranishëm në mbledhje. Në rast se numri i votave është i barabartë, vota e Rektorit është vendimtare.        Mënyra e votimit caktohët gjithmonë nga Senati.

Neni 38

Senati mund të ftojë në seancat e tij persona të jashtëm me te drejta konsultative.

Procesverbalet e seancave të Senatit mund të bëhen publike vetëm me vendim të Senatit. Vendimet e Senatit janë të detyrueshme për të gjitha instancat e Kolegjit.

Neni 39

Senati ka këto përgjegjësi:

  • ­Udhëheq veprimtarinë e përgjithshme arsimore dhe atë shkencore kërkimore të Kolegjit;
  • ­Përcakton drejtimet e zhvillimit dhe orientimët shkencore të Kolegjit;
  • ­Miraton programet dhe  planet mësimore të fakulteteve të propozuara nga këshillat Mësimorë –Shkencorë;
  • ­Zgjedh personelin akademik shkencorë
  • ­Vendos për antarësimin e Kolegjit në shoqata dhe institucione kombëtare ose ndërkombëtare të karakterit shkencore dhe arsimore, si dhe për lidhje, binjakëzim dhe bashkëpunim me projekte e fondacione vendase e të huaja, që mund të ndihmojnë në zhvillimin e e Kolegjit ;
  • ­Ratifikon marreveshjet e nënshkruara brenda ose jashtë vendit nga Rektori dhe Presidenti në emër të Kolegjit ;
  • ­Vendos lidhur me themelimin, shuarjen dhe ndryshimin e strukturave të brendshme akademike dhe njësive organizative pasi që të jetë konsultuar me Presidentin dhe dekanët e departamenteve përkatëse, nëse nuk është paraparë ndryshe me këtë Statut;
  • ­Vëndosë për hapjen e studimeve të ndryshme pasuniversitare;
  • ­Përcakton drejtimet kryesore të bashkëpunimit të fakulteteve dhe Kolegjit  me fakultete dhe Universitete tjera;
  • ­Miraton Misionin dhe Karakterin akademik të Kolegjit, të propozuar nga Këshillat Mësimorë -Shkencorë  apo në konsultim me to, dhe sipas nevojës edhe me ekspertë ndërkombëtarë, dhe mbikëqyrë veprimtaritë e tilla në mënyrë të përmanente;
  • ­Miraton Statutin dhe plotesim-ndryshimin e tij,  Rregulloren e Senatit, Rregulloren e studimeve në Kolegj, rregulloren për masat dhe procedurën disiplinore në Kolegj si dhe aktët tjera normative;
  • ­Formon komisione të cilat do të merren me çështje të veçanta nga fushëveprimi i caktuar;
  • ­Vendosë për formën dhe përmbajtjen e stemës, vulës, vulës së thatë, flamurit dhe simboleve të tjera të Kolegjit;
  • ­Kryen edhe punë të tjera të parapara me këtë Statut dhe akte tjera normative.

REKTORI

Neni 40

Rektori emërohet nga Senati me propozim të Presidenti, mbi bazën e kandidaturës së zgjedhur nga personeli akademik. Ai duhet të ketë thirrjën “Profesor” ose “As.Prof.“ dhe të ketë eksperiencë në punët udhëheqëse.

Rektori ka mandat 3 vjeçar dhe nuk mund të qëndrojë në detyrë më shumë se dy mandate radhazi.

Neni 41

Rektori ka këto kompetenca:

  • ­Drejton dhe përfaqëson Kolegjin;
  • ­Është kryetar i Senatit;
  • ­Nënshkruan në emër të Kolegjit marrëveshjet apo protokollet e bashkëpunimit me të tjerët dhe të njëjtat ia paraqet për ratifikim Senatit, në mbledhjen më të afert;
  • ­Nënshkruan në emër të Kolegjit dokumentacionin e anëtarësimit të Kolegjit në shoqata ose organizata kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë;
  • ­Vendos për hyrjen e Kolegjit  në bashkpunim me shkollat e larta të vendit dhe te huaja, për shkëmbim përvoje dhe bashkëpunim në procesin mësimor – shkencor, si dhe për kualifikimin e kuadrit;
  • ­Me rekomandimin e këshillit të caktuar mësimorë i propozon Presidentit emërimin dhe largimin e personelit akademik nga procesi i punës;
  • ­Nënshkruan kontratat e punës me personelin akademik, sipas kritereve të përcakuara nga ky Statut dhe në përputhje me ligjin ne fuqi;
  • ­Jep leje për hyrjen e forcave të rendit në mjediset universitare dhe mund t’u bejë apel ketyre forcave në rast nevoje;
  • ­Ka të drejtën e delegimit të autorizimeve ose një pjesë të kompetencave personave në varesi të tij;
  • ­Ka të drejtë të shfuqizojë vendimet e Dekanit ose Këshillit Mësimorë – Shkencorë kur ato bien në kundërshtim me Statutin dhe aktet ligjore në fuqi;
  • ­Organizon zgjedhje të parakohshme të Dekanit, në raste të shkeljes flagrante ose të cënimit të figurës morale nga ana e tij, pasi të merr mendimin e Presidentit;
  • ­Lëshon diplomat e mbarimit të studimeve universitare dhe pas-universitare si dhe çërtifikatat e vijimit të kurseve të themeluara pranë Kolegjit FAMA, pa pasur të drejtën e delegimit të firmës së tijë personave të tjerë;
  • ­Jap leje për hyrjen e forcave të rendit në mjediset Universitare dhe mund t’u bëjë apel këtyre forcave në rast nevoje;
  • ­Cakton komisione me detyra të veçanta;
  • ­Kryen detyra tjera në ëmër të Kolegjit  të parapara me këtë Statut dhe akte tjera normative.

Neni 42

Autoriteti i Rektorit do të simbolizohet përmes gjerdanit të Rektorit.

Neni 43

Rektori largohet nga detyra :

  • ­Pas përfundimit të mandatit;
  • ­Kur largohet nga Kolegji  para përfundimit të mandatit;
  • ­Kur me veprime të rënda anti ligjore, cënon autoritetin e postit dhe me propozimin e Presidentit e shkarkon nga detyra dhe kërkon zgjedhjën e rektorit të ri,
  • ­Në rastin e largimit të Rektorit para përfundimit të mandatit të tij, Presidenti           i propozon zgjedhjën e Rektorit të ri nga anëtarët e Senatit brenda afatit një mujor. Gjatë kësaj periudhe Presidenti i ushtron edhe funksionet e Rektorit. Rektori i ri i emëruar në këtë mënyrë e ushtron funksionin e tij vetëm per periudhën e mbetur të mandatit

PRESIDENTI

Neni 44

Presidenti është pronarë dhe njëkohësisht udhëheqës kryesor administrativ dhe përgjegjës i Kolegjit. Presidenti e menaxhon Kolegjin  sipas politikës së përcaktuar nga Senati dhe i përgjigjet atijë për punën efektive, të frytshme dhe ekonomike të Kolegjit. Presidenti në kryerjen e detyrave të tijë e ndihmon Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit.

Neni 45

Funksioni i Presidentit mund të përfundojë në rast të:

  • ­Dorëheqjes;
  • ­Vendimit gjyqësorë;
  • ­Arsyes shëndetësore;
  • ­Dënimit për vepër të rënd penale;
  • ­Vdekjes.

Në raste të tilla, detyrën e Presdientit do ta ushtroj personi i propozuar nga familja e tijë, në rast se disponon me kualifikime relevante akademike dhe posedon aftësi për udhëheqje.

Neni 46

Presdienti i Kolegjit  ka këto detyra:

  • ­Të veprojë në emër të Kolegjit  dhe ta përfaqësojë atë;
  • ­Të organizojë, drejtojë dhe menaxhojë Kolegjin;
  • ­Të kontribuoj në drejtim të zhvillimit normal të punës mësimore-edukuese e shkencore-artistike në Kolegj;
  • ­Të sigurojë shfrytëzimin efikas, ekonomik dhe të dobishëm të mjeteve buxhetore të Kolegjit;
  • ­Të përpilojë ose emëroj shërbimin për përpilimin raportit vjetor të buxhetit për vlerësim nga Senati;
  • ­Të organizoj konkurset e pranimeve të studentëve të rinj në Kolegj dhe të kryesoj komisionin e pranimeve;
  • ­Të zbatojë vendimet e Senatit;
  • ­Të propozojë  personelin udhëheqës në fakultete, Dekanët dhe Rektorin
  • ­Të emëroj personelin ndihmës mësimorë-shkencorë, administrativ dhe teknik dhe të nënshkruan kontratat e tyre të punës;
  • ­Të nënshkruaj kontratat e aktivizimit të personelit të jashtëm mësimor-shkencor;
  • ­Të shpallë fituesit e konkurseve të pranimit në Kolegj;
  • ­Të kryej të gjitha detyrat tjera në emër të Kolegjit, të përcaktuar me Statut dhe akte tjera normative.

Neni 47

Presidenti mund të formojë komisione këshillëdhënëse të përkohshme për të përgatitur punët e caktuara nga fushëveprimi i vet.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Neni 48

Sekretari është zyrtari i lartë ekzekutiv dhe administrativ i Kolegjit FAMA.

Sekretari i përgjigjet Presidentit për administrim efikas, ekonomik dhe efektiv në të gjitha nivelet e Kolegjit.

Sekretari i Kolegjit FAMA zgjidhet nga Presidenti, në bazë të konkursit të shpallur publik.

Kandidatë që konkurrojnë për postin e Sekretarit të Kolegjit FAMA duhet të kenë diplomë universitare dhe përvojë pune administrative.

Neni 49

Sekretari i Kolegjit ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  • ­Është zyrtari i lartë i administratës;
  • ­Është zyrtar përgjegjës për udhëheqje efikase, ekonomike dhe efektive të Kolegjit;
  • ­Është përgjegjës për përgatitjen teknike të procesit buxhetor;
  • ­Është përgjegjës për mbajtjen e evidencës së rregullt për kandidatët që paraqiten për pranim; studentët e regjistruar në të gjitha departamentet e Kolegjit; të diplomuarit; personelin me kontratë; pronën; ndërmarrjen e masave për përparimin e punës së shërbimeve të administratës së Kolegjit; dhënien e mendimeve dhe përgatitjen e akteve të përgjithshme të Kolegjit dhe të fakulteteve;
  • ­Kryen edhe punë të tjera të parapara me këtë Statut dhe ligj.

KREU V

STAFI AKADEMIK DHE JOAKADEMIK

Neni 50

Të gjitha vendet e punës në Kolegj bazohen në kontrata me orar të plotë dhe  me gjysmë orar të punës.

I tërë personeli i punësuar në stafin akademik dhe joakademik të Kolegjit FAMA gëzon lirinë e plotë të organizimit dhe të tubimit në pajtim me ligjin.

STAFI AKADEMIK

Neni 51

Në Kolegj veprimtarinë mësimore, shkencore, artistike dhe profesionale e zhvillon personeli akademik, kualifikimi i të cilëve përcaktohet me zgjedhje në thirrje shkencore-mësimore dhe në thirrje të bashkëpunëtorëve.

Neni 52

Personeli akademik përbëhet nga:

  • ­Profesor asistent;
  • ­Ligjërues;
  • ­Asistent;

Neni 53

Zgjedhja e personelit akademik bëhet në mënyrë transparente në bazë të konkursit publik.

Në bazë të propozimeve të departamenteve, Senati shpallë konkursin për zgjedhje të personelit akademik varësisht nga nevoja – një deri në dy herë në vit, gjithmonë para fillimit të semestërve mësimor. Në rast nevoje, Senati mund të shpallë edhe më shumë konkurse gjatë vitit. Konkursi zgjatë 15 ditë.

Neni 54

Pas mbylljes së konkursit, Rektori sipas propozimit të Dekanëve të Departamenteve formon komisionin profesional prej së paku tre anëtarësh për propozimin e zgjedhjes së pjesëmarrësve në konkurs në thirrje të caktuar.

Askush nuk mund të jetë anëtarë i komisionit zgjedhorë nëse është bashkëshort, partner ose anëtarë i familjes së ngushtë të kandidatit që duhet të zgjedhet.

Komisioni Zgjedhorë përcakton propozimin për një nga kandidatët i cili i plotëson më së miri kushtet për zgjedhje.

Propozimi për zgjedhje të profesorëve të rregullt, profesorëve të asocuar, profesorëve asistent dhe ligjërues i dërgohet Senatit, i cili e bënë zgjedhjen, ndërsa Presidenti lidhë kontratën për punë sipas dispozitave ligjore.

Zgjedhjen e bashkëpunëtorëve e bën Këshilli Mësimorë-Shkencorë i Departamentit, ndërsa kontratën e punës e lidhë Presidenti në bazë të dispozitave ligjore në fuqi për periudhën për të cilën është zgjedhur.

Neni 55

Kushtet për zgjedhjen e personelit akademik janë kualifikimet përkatëse dhe përvojat relevante e punës të parapara me rregullore për zgjedhjen e personelit mësimor.

Neni 56

Kohëzgjatja e zgjedhjes për thirrje mësimore-shkencore, profesor asistent dhe ligjërues dhe asistent bëhet;

  • ­Për profesor asistent, kohëzgjatja është e kufizuar  4+4 vite
  • ­Për ligjërues, kohëzgjatja është e kufizuar  3+3 vite  dhe
  • ­Për asistent, kohëzgjatja është e kufizuar  3+3 vite.

Kontrata e punës mund të përsëritën sipas interesave të shprehura në mënyrë reciproke.

Neni 57

Personeli akademik konsiderohet i punësuar në Kolegj, pasi të jetë kryer procedura e zgjedhjes dhe nënshkruar Vendimi ose Kontrata e Punës nga ana e kandidatit dhe Presidentit sipas ligjit dhe rregullave Statutare.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës nga  palët kontraktuese, kontrata bëhet e obligueshme dhe palët duhet ti përmbahen asaj.

Neni 58

Kontrata e punës me personelin akademik mund të ndërpritet para kohe në rast:

  • ­Dënimi për vepër të rëndë penale me të cilën diskreditohet Kolegji sipas procedurës së përcaktuar me rregullore të veçantë të Kolegjit;
  • ­Të shkeljes së rëndë të kodit të etikës së personelit akademik, në bazë të procedurës së parashikuar me kodin e etikës për personelin akademik;
  • ­Të paaftësisë për të ushtruar detyrën për shkaqe fizike ose mentale, të dëshmuar me raport të mjekut;
  • ­Sjelljet e tij e cenojë rendin, autoritetin dhe dinjitetin e Kolegjit;
  • ­Se vërtetohet se është i korruptuar sipas procedurës së parashikuar me rregullore.

Neni 59

Personeli akademik i Kolegjit FAMA në punën, veprimtarinë dhe sjelljet e veta duhet t’i përshtatet parimeve morale dhe etike, parimeve të së vërtetës shkencore dhe artistike dhe ta mbrojë autoritetin e Kolegjit në mënyrën e paraparë me etikën e personelit akademik.

Neni 60

Cenimi i rregullave të sjelljes dhe moskryerja e obligimeve të përcaktuara me këtë Statut, me kodeksin e etikës dhe me aktet e tjera të Kolegjit  nga personeli akademik dhe nga personat tjerë të punësuar në Universitet, tërheq përgjegjësinë disiplinore.

Procedura disiplinore përcaktohet me Rregulloren mbi procedurën disiplinore të Kolegjit, të cilën e nxjerr Senati në pajtim me ligjin, Statutin dhe aktet tjera normative të Kolegjit.

STAFI JOAKADEMIK

Neni 61

Në personelin joakademik të Kolegjit, konsiderohen personat e punësuar në:

  • ­Detyra udhëheqëse dhe profesionale;
  • ­Shërbime administrative;
  • ­Shërbime teknike.

Përgjegjësitë dhe kualifikimet e nevojshme të personave të punësuar në poste të tilla do të përcaktohen me rregullore të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm.

 

 

 

KREU VI

STUDENTËT DHE ORGANIZIMI I STUDIMEVE

Neni 62

Student i Kolegjit është personi i regjistruar në ndonjërin nga Fakultetet e këtij Kolegji, i cili i plotëson detyrimet e veta akademike dhe financiare në pajtim me ligjin dhe aktet e përgjithshme të Kolegjit.

Statusin e vet studenti e dëshmon me indeks ose me dokument tjetër të paarshikuar me aktet e përgjithshme të Kolegjit.

Neni 63

Studenti duhet t’i plotësojë detyrimet e veta akademike dhe financiare të parapara me ligj, me këtë Statut dhe me aktet e tjera të përgjithshme.

Neni 64

Studimet mund të vijohen me shkëputje nga puna(të rregullt) dhe pa shkëputje nga puna(korrespondencë), ashtu siç parashihet me Statutin e Kolegjit dhe aktët tjera normative.

Neni 65

Pranimi në studime bëhet në bazë të konkursit publik dhe në bazë të procedurës zgjedhore dhe kriteret e vlerësimit që i cakton Këshilli Mësimorë – Shkencorë.

Neni 66

Vendimin për shpalljen e konkursit per regjistrim e merr Senati i Kolegjit me propozimin e departamenteve  përkatëse.

Neni 67

Studenti fiton të drejtën e regjistrimit në vitin më të lartë të studimeve në qoftë se i kryen të gjitha detyrimet e përcaktuara me planin dhe programin mësimor, pra 50% të provimeve të vitit shkollor.  Rregulloren mbi studimet dhe aktet e tjera të përgjithshme.

Studenti mund të regjistrojë sërish vitin e njëjtë të studimeve sipas kushteve të përcaktuara me Rregulloren mbi studimet, duke i përmbushur detyrimet financiare ndaj Kolegjit.

 

Neni 68

Studenti duhet t’i mbarojë studimet themelore akademike brenda një periudhe që nuk tejkalon dyfishin e periudhës normale të paraparë për studimet të cilat i ka regjistruar, me përjashtim të rasteve të veçanta për të cilat vendos këshilli Mësimorë –Shkencorë i departamentit.

Neni 69

Studenti humb statusin e studentit:

  • ­Kur përfundon studimet;
  • ­Kur ç’regjistrohet;
  • ­Kur nuk regjistrohet në vitin më të lartë ose në të njëjtin vit të studimeve;
  • ­Me vendim nga procedura disiplinore;
  • ­Kur nuk i kryen studimet në afatin e përcaktuar në pajtim me Nenin paraprak të këtij Statuti;
  • ­Në raste të tjera të përcaktuara me rregulloren e Kolegjit FAMA.

Neni 70

Studentët kanë të drejtë:

  • ­Të marrin pjesë në ligjërata, në seminare dhe aktivitete të tjera mësimore;
  • ­Të përdorin të gjitha instalimet, pajisjet dhe lokalet e Kolegjit për plotësimin e punës së tyre mësimore-shkencore e artistike, sipas programeve dhe rregulloreve përkatëse;
  • ­Të përdorin bibliotekën,laboratorët dhe mjediset tjera të Kolegjit;
  • ­Të marrin pjesë në zgjedhjet për postet e studentëve në organizmat e ngritura në bazë të Statutit të Kolegjit dhe akteve të tjera përkatëse;
  • ­Të ushtrojnë ankesë lidhur me cilësinë e procesit të mësimdhënies ose lidhur me lokalet në të cilat mbahet mësimi;
  • ­Të drejta të tjera të parapara me këtë Statut dhe aktet e tjera normative të Kolegjit.

 

Neni 71

Studentët kanë këto detyrime:

  • ­Të zbatojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga planet mësimore;
  • ­Të zbatojnë rregullat e përcaktuara nga Kolegji FAMA;
  • ­Të respektojnë të drejtat e personelit dhe të studentëve të tjerë;
  • ­Të ruajnë prestigjin dhe dinjitetin e Kolegjit FAMA;
  • ­Detyrime tjera të parapara me Statut dhe aktet e tjera normative të Kolegjit FAMA.

 

Neni 72

Studentët kanë të drejtë të themelojnë organizata studentore të cilave mund t’u përkasin të gjithë studentët.

Interesat e studentëve të Kolegjit  do të përfaqësohen në këto organe studentore:

  • ­Unioni  i studentëve në nivel të Kolegjit;
  • ­Këshilli i studentëve në nivel të njësisë akademike.

Organizatat studentore kanë të drejtë të propozojnë kandidatët për parlamentin e studentëve dhe këshillat e studentëve të njësive akademike në bazë të rezultateve të zgjedhjeve në çdo dy vjet.

Neni 73

Në rast të shkeljes së detyrimeve të studentit, kundër tij mund të ngrihet procedura disiplinore në bazë të rregullores së posaçme të Kolegjit.

Masa më e lehtë disiplinore është vërejtja publike, kurse masa më e ashpër është përjashtimi i përhershëm nga Kolegji.

KREU VII

STUDIMET DHE KUSHTËT PËR STUDIME NË UNIVERSITET

Neni 74

Studimet në Kolegj përcaktohen në kuadër të programeve të studimeve.

Përmbajtja e programeve të studimeve për mësimëdhënie përcaktohet me rregulloret e përgatitura nga Këshilli Mësimorë-Shkencorë i departamentit përkatës.

Neni 75

Kolegji  ofron këto lloje të studimeve themelore akademike dhe postdiplomike:

  • ­Studimet bachelor;
  • ­Studimet master;

Neni 76

Studimet themelore zgjasin së paku tre vjet dhe me këtë studentët fitojnë përgatitje të lartë akademike dhe marrin diplomën Bachelor nga fusha përkatëse e studimeve.

 

 

Neni 77

Studimet postdiplomike zgjasin së paku një vjet pas përfundimit të studimeve themelore dhe me këtë studentët fitojnë përgatitjen e lartë akademike dhe marrin titullin akademik Master nga fusha përkatëse e studimeve.

Neni 78

Studimet e doktoratës janë studimet më të larta akademike (Kolegji fama për momentin nuk organizon Studime te Doktoraturës).

Në studimet e doktoratës mund të regjistrohen kandidatët që kanë përfunduar me sukses shkallën master.

Studimet e doktoratës zgjasin zakonisht 3 vjet. Kusht për fitimin e titullit të doktoratës është përfundimi me sukses i provimeve të doktoratës dhe mbrojtja me sukses e tezës së doktoratës.

Neni 79

Kushtet për pranim në studimet themelore në Kolegj janë:

  • ­Përfundimi me sukses i shkollës së mesme në Kosovë i vërtetuar me diplomë;
  • ­Përfundimi me sukses i shkollës fillore dhe të mesme më së paku 12 vjet të shkollimit i vërtetuar me diplomë përkatëse;
  • ­Ti plotësoj kushtet e parapara sipas  rregullores së studimeve për regjistrim

Neni 80

Studimet postdiplomike për master mund t’i regjistrojë kandidati i cili ka përfunduar studimet themelore përkatëse universitare.

Te drejte konkurimi  edhe kandidatet të cilet kanë përfunduar studimet  themelore jashtë Kosovës. Në këtë rsat studenti duhet sjellë dëshminë mbi akreditimin e institucionit në të cilin i ka përfunduar studimet paraprake.

Të drejtë konkurimi kanë edhe kandidatet të cilët kanë perfunduar studimet paraprake në një program jo përkatës, për këta kandidat organizohet provimi pranues me provime diferenciale (në rregulloren për master dhe në rregulloren e studimeve percaktohen kushtet dhe kriteret per regjistrimin e kandidateve me programe jo adekuate ne programet master).

KREU VIII

PROGRAMET E STUDIMEVE

Neni 81

Me programet dhe planet mësimore detajisht përcaktohen kushtet të cilat duhet të plotësohen për çdo lloj të studimeve.

Neni 82

Programet dhe planet mësimore i miraton Senati me propozimin e Këshillit Mësimorë- Shkencorë i departamentit përkatës.

Neni 83

Programet dhe planet mësimore përmbajnë lëndët obligative dhe zgjedhore, të cilat më detajisht rregullohen me rregulloren e veçantë të Kolegjit.

Neni 84

Me rastin e përcaktimin të planit mësimor, Kolegji FAMA duhet posaçërisht të kujdeset që studimi të jetë:

  • ­Bashkëkohor dhe  të i përshtatet mundësive dhe interesave të studentëve;
  • ­I krahasueshëm me institucionet e tjera të arsimit të lartë në shtetet më të zhvilluara;
  • ­Në harmoni me standardet ndërkombëtare dhe ato të përcaktuara nga Ministria e Arsimit.

Çdo mësimdhënës është i obliguar që në fillim të vitit shkollor t’ia dorëzojë Kolegjit, përkatësisht Programeve përkatës, programin dhe planin mësimor për lëndën e vet dhe t’i njoftojë studentët me të.

Neni 85

Programet e Kolegjit  në fillim të çdo viti akademik e bëjnë listën e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve për tërë vitin akademik sipas programit dhe  planit mësimor.

Neni 86

Viti akademik fillon me 1 tetor të vitit vijues dhe përfundon më 30 shator të vitit të ardhshëm.

Me vendim të Senatit të Kolegjit FAMA, fillimi i viti akademik mund të shtyhet më së shumti  deri në 15 ditë.

Mësimi organizohet nëpër semestra (semestri dimëror prej 1.Tetor deri me 15.Janar dhe semestri veror prej 16.Shkurt deri me 31.Maj të vitit vijues).

Fillimi i Semestrit dimëror dhe veror mund të shtyhet varësisht prej datës së fillimit të vitit akademik

KREU IX

SUKSESI  AKADEMIK

Neni 87

Dija e studentit vlerësohet në mënyrë periodike gjatë tërë procesit të tërësishëm të mësimit, ndërsa nota definitive përcaktohet në provimin përfundimtar nga ana e mësimdhënësit të lëndës.

Provimet jepen nga të gjitha lëndët të cilat studenti i ka regjistruar në bazë të materies së përcaktuar me programin dhe planin mësimor.

Provimit mund t’i nënshtrohet studenti i cili i kryen të gjitha obligimet e përcaktuara me Statut dhe me aktet e tjera normative të këtij Kolegji.

Suksesi i arritur në provim është publik.

 

Neni 88

Provimet janë publike dhe studenti ka të drejtë të kërkojë që publiku të jetë i pranishëm gjatë provimit.

Neni 89

Suksesi i studentit shprehet me nota prej 5 (pesë) deri në 10 (dhjetë).

Nota 5 (pesë) shpreh suksesin e pamjaftueshëm dhe për të mbahet evidencë e posaçme.

Neni 90

Afatet e provimeve janë:

Afatet e rregullta: afati i janarit, afati i qershorit dhe afati i shtatorit. Këto afate janë fikse dhe publikohen.

Afat i jashtëzakonshëm është afati i prillit dhe afati i nëntorit.

Neni 91

Orari i provimeve shpallet më së paku dy javë para fillimit të afatit të provimeve.

Neni 92

Dispozitat më detaje lidhur me provimet parashihen me rregulloren e Kolegjit.

 

 

KREU X

GRADA AKADEMIKE DHE DIPLOMAT

Neni 93

Sipas kushteve për akreditim të parapara me ligj, Kolegji FAMA jep këto grada akademike  dhe diploma:

  • ­Diplomë për studime themelore Bachelor (BA);
  • ­Diplomë për studime Master (MA);

Neni 94

Vlerësimi për studime akademike do të bëhet sipas sistemit Evropian të Transferit të Kredive (ECTS) në tërë Kolegjin FAMA..

Neni 95

Studentëve do t’u njihen kreditë e fituara edhe në kurset e akredituara nga ministritë përkatëse.

Neni 96

Diploma Bachelor ipet pas përfundimit të studimeve themelore akademike me dhënien e provimit të fundit ose me brojtjen publike të temës së diplomës

Neni 97

Diploma  Master jepet pas përfundimit të suksesshëm të studimeve përkatëse Master me mbrojtjen publike të punimit të Masterit.

Neni 98

Studentëve u mundësohet:

– mobiliteti brenda për brenda Institucionit, ndërmjet Kolegjit FAMA  me universitete tjera, dhe anasjelltas duke u bazuar në marrëveshjen bilaterale.

– bartja e kredive( transferi ) nga institucionet e tjera të arsimit të lartë brenda vendit dhe jashtë tij në Kolegjin FAMA.

Procedurat lidhur me mobilitetin dhe transferin, parashihen në rregulloren e studimeve të Kolegjit FAMA.

Neni 99

Numri i kredive dhe mënyra e vlerësimit të aftësisë së studentëve në studimet themelore, master dhe të doktoraturës përcaktohen  me rregulloren e Kolegjit.

Neni 100

 

Të gjitha programet e studimeve themelore të Kolegjit FAMA përfundojnë me punimin e diplomës për bachelor ose me provim para komisionit në pajtim me programet e tyre të studimeve.

Neni 101

 

Të gjitha programet e studimeve Master të Kolegjit  përfundojnë me punimin e tezës për master në pajtim me programet e studimeve.

Procedura për paraqitje, elaborim, mbrojtje dhe vlerësim të punimit të diplomës për master përcaktohet me rregullore mbi studimet.

KREU XI

 

FINANCIMI

Neni 102

Kolegji FAMA në përputhje me dispozitat e këtij Statuti siguron mjete financiare nga këto burime:

  • ­Nga tarifat e shkollimit, tarifat administrative dhe pagesat tjera që i bëjnë studentët;
  • ­Nga pagesat për shërbimet komerciale dhe shërbime tjera;
  • ­Nga fondet e Ministrisë të buxhetit të Kosovës për mësimdhënie dhe kërkime shkencore – artistike me interes të përgjithshëm;
  • ­Nga donacionet, dhuratat dhe ndihmat;
  • ­Shfrytëzimi i pronësisë intelektuale të Kolegjit FAMA;
  • ­Nga kontratat me organizatat kombëtare, ndërkombëtare, publike ose private në fushën e mësimdhënies, kërkimeve shkencore, artistike;
  • ­Çdo lloj burimi tjetër i lejuar nga ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

 

 

Neni 103

Kolegji FAMA ka llogarinë rrjedhëse.

Mjetet e realizuara nga Neni paraprak i këtij Statuti derdhen në llogarinë rrjedhëse të Kolegjit.

Neni 104

Senati sipas nevojës cakton auditor të pavarur që të monitorojnë shfrytëzimin e drejtë të mjeteve dhe pas kësaj t’i lëshojnë certifikatë për këtë.

Me kërkesë të Senatit, auditorët gjithashtu raportojnë për:

  • ­Masat adekuate të kontrollit financiar në Kolegj;
  • ­Shfrytëzimin efektiv të mjeteve të Kolegjit.

Auditorët nuk duhet të kenë marrëdhënie të drejtpërdrejtë personale apo profesionale me asnjë anëtarë të organit qeverisës të Kolegjit.

 

Neni 105

Metodologjia e financimit, kushtet e tij dhe kontrolli financiar përcaktohen më detajisht me rregulloren e Kolegjit.

KREU XII

DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 106

Në pajtim me ligjin dhe me këtë Statut duhet të hartohet rregullorja e Kolegjit FAMA dhe aktet e tjera të përgjithshme të organeve të saj.

Neni 107

Statuti i Kolegjit FAMA mund të ndryshohet sipas procedurës së miratimit të tij.

 

 

 

Rektori  i Kolegjit FAMA

__________________________

Dr. Bajram Ukaj, Prof.i asoc.

Close Menu