Historiku
KOLEGJI FAMA është institucion privat i arsimit të lartë, i angazhuar në fushën e arsimit dhe hulumtimeve shkencore, me objektiva të përcaktuara në Statutin e Kolegjit. Data zyrtare e themelimit është 12 Maj 2003.
KOLEGJI FAMA është një ndër institucionet e para private të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, në gjithë veprimtarinë e tij, ka për mision të kontribuojë në zhvillimin e Arsimit të Lartë universitar dhe pasuniversitar.
KOLEGJI FAMA në vitin e parë akademik 2003/04 filloj me dy Fakultete:
Fakultetin Ekonomik me departamentet:
- Menaxhment dhe informatikë,
- Banka, Financa dhe Kontabilitet
Fakultetin e Shkencave Politike me departamentet:
- Administratë publike
- Diplomaci
Nga viti në vit, Kolegji Fama filloj të rritet si në numrin e Departamenteve ashtu edhe në numrin e studentëve.
Në vitin akademik 2004/2005 u hap Fakulteti Juridik: departamenti i përgjithshëm
Në vitin akademik 2005/2006 u hap edhe departamenti i Kriminalistikës i Fakultetit Juridik.
Në vitin akademik 2006/07 studimet master për herë të parë u hapën me:
Fakultetin e Shkencave Politike me departamentet ;
- Marrëdhënie ndërkombëtare me diplomaci
- Administratë publike
Fakultetin Ekonomik me departamentet;
- Menaxhment dhe informatikë
- Banka, Financa dhe Kontabilitet
Në vitin akademik 2007/08 u hapën edhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe i Psikologjisë, si dhe me studimet master në Fakultetin Juridik me departamentin: Juridiko-Penal, dhe Juridik-Civil.
Në vitin akademik 2009/2010 Kolegji Fama nga Agjencia e Kosovës për Akreditimm ka fituar te drejten per regjistrimin e studenteve me programe të akredituara:
Programet e studimit në nivelin Baçelor:
- Banka, Financa dhe Kontabilitet
- Menaxhment
- Juridik
- Kriminalistikë
- Shkenca Politike dhe Administratë Publike
- Psikologji
- Përkujdesje dhe Mirëqenie për Fëmijë
- Gjuhë dhe Letërsi Angleze
Programet e studimit në nivelin Master:
- Menaxhment
- Banka, Financa dhe Kontabilitet
- Marrëdhenie Ndërkombëtare dhe Diplomaci
- Administratë Publike
- Studimet e Shkencave të Sigurisë
- Juridik-Penal
- Juridik-Civil
KOLEGJI FAMA ka themeluar Zyrën e Sigurimit të Cilësisë si dhe ka implementuar rregulla dhe strukturë gjithëpërfshirëse të sigurimit të cilësisë në mënyrë konsistente. Në këtë aspekt KOLEGJI FAMA ka kontraktuar organizatën konsulente Britanike Quality in Higher Education Ltd, ku Profesori Emeritus Roger Hilyer si drejtues i kësaj organizate me përvojë në fushën e cilësisë dhe zhvillimeve është angazhuar për të ofruar përkrahje dhe këshilla në vazhdimësi për zhvillimin, ngritjen dhe sigurimin e cilësisë së Kolegjit FAMA.
Programet të akredituara të cilat ofrohen në Kolegjin Fama janë:
Programet Baçelor |
Ekonomi me specializim në Menaxhment |
Ekonomi me specializim në Banka, Financa dhe Kontabilitet) |
Shkenca Politike dhe Administratë publike |
Psikologji |
Juridik me specializim në Civil-Komercial |
Juridik me specializim në Penal-Kriminalistikë |
Infermieri |
Mami |
Laborant Mjeksor |
Laborant i Lart Dentar |
Stomatologji- program i integruar 5 vjeçar |
Programet Master |
Menaxhment |
Banka, Financa dhe Kontabilitet |
Juridiko-Penal |
Juridiko-Civil |
Marrëdhënie Ndvrkombetarë dhe Diplomaci |
Administratë Publike |
Psikologji |
Shkencat Politike- Integrimi dhe Qeverisja (Diplomë e dyfishtë me Universitetin e Salzburg) |