K O L E GJ I F A M A |
Doracak për sudentë
për vitin akademik 2018/2019
Fjala e Presidentit të Kolegjit FAMA |
Salal Ahmetxhekaj
President i Kolegjit FAMA
Email: fama.salali@hotmail.com
Kolegji FAMA-mundësi ideale dhe reale për të studiuar |
Kolegji FAMA, si institucion i Arsimit të Lartë Privat, është i angazhuar në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimeve shkencore. Ky Kolegj, në të gjithë veprimtarinë e tij, ka për mision që të kontribuojë në zhvillimin e Arsimit të Lartë – arsimimin cilësor universitar dhe pasuniversitar, të cilët mund të shpien përpara procesin e zhvillimit socio-ekonomik dhe politik në Kosovë.
Gjithashtu, Kolegji FAMA ka dëshmuar, dhe çdo ditë e më shumë po demonstron suksesshëm, se edhe vullneti i mirë i iniciativës private, mund të ndihmojë në zhvillimin e arsimit dhe përgatitjen cilësore të kuadrove nga fusha të ndryshme. Thënë realisht, studentët që kanë diplomuar në studimet Baçelor dhe Master në këtë Kolegj, lehtësisht kanë ndjekur studimet në Universitetet më prestigjioze jashtë vendit, si dhe janë bërë pjesë e shumë institucioneve publike e private të vendit, duke dëshmuar një kulturë të lartë profesionale dhe morale. Përveç kushteve të ofruara fizike dhe teknologjike të mësimdhënies dhe stafit profesional, përparësi tjetër e veçantë e këtij Kolegji është se këtu
studiohet pa censurë dhe në mënyrë interaktive, ku studentët përgatiten për tregun e ideve dhe të punës. Fatmirësisht, ky Kolegj është një nga institucionet e rralla në vend e rajon që në vazhdimësi është munduar dhe mundohet të plotësojë nevojat e atyre segmenteve të tregut të punës që janë ende deficitare në Kosovë. Në të njëjtën mënyrë Kolegji FAMA, në vazhdimësi, ka ruajtur ritmin e zhvillimit duke rritur kapacitetet akademike dhe administrative; ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kolegje të mirënjohura ndërkombëtare; ka themeluar institute shkencore; ka ndihmuar me bursa studentët e dalluar; ka përkrahur botimin e shumë librave, ka organizuar konferenca shkencore me tema të ndryshme; ka ftuar shumë personalitete të huaja dhe të vendit për të mbajtur ligjerata, etj.
Në këtë kontekst, Kolegji FAMA i ka dhënë një vëmendje të veçantë aftësimit praktik të studentëve, pasi përveç komponentit teorik dhe njohurive që ofrohen, studentët kanë mundësi të kryejnë praktikë pranë institucioneve publike dhe private: Presidencë, Kryeministri, Ministri, Gjykata, Institucione bankare, biznese etj. Përveç këtyre përparësive dhe mundësive, FAMA ka realizuar vizita të ndryshme në vende të botës: në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Belgjikë, Itali, Francë, Gjermani, Greqi, Shqipëri, Mal të zi, Maqedoni si dhe në vendë tjera.
Duke qenë se ky Kolegj është duke i zgjeruar mundësitë dhe kapacitetet e tij, ka hapur edhe tri njësi, në tri qendra të tjera të Kosovës: Prizren, Mitrovicë dhe Gjilan. Këto njësi funksionojnë si pjesë të Kolegjit, ku studentët kanë mundësi që të studiojnë sa më afër vendbanimit apo punës së tyre. Në fund dëshiroj të nënvizoj që Kolegji FAMA është i hapur për të gjithë ata që meritojnë të jenë konkurentë në tregun e ideve dhe të punës, sepse përgatitja dhe aftësia e tyre janë të garantuara!
Kolegji FAMA ju mirëpret duke vënë në shërbimin Tuaj të gjithë mekanizmat e tij, që Ju nesër të bëheni pasaporta jonë.
Urime dhe suksese !
INFORMACIONE AKADEMIKE |
Struktura e programeve studimore |
Programet studimore janë modulare, të shprehura përmes grumbullimit të kredive sipas Sistemit Evropian të Transferimit të Kredive (ECTS).
Për të fituar diplomë universitare nevojiten 180 ose 240 kredi ECTS.
Moduli themelor i studimit është lënda semestrale (pjesë përbërëse e programit studimor), e shprehur në kredi ECTS. Numri i caktuar i kredive fitohet pas përfundimit me sukses të lëndës.
Statusi (mënyra e studimit) |
Varësisht nga regjimi i studimeve, studenti ka statusin e studentit të rregullt ose me korrespondencë.
Studentët e rregullt pritet që të mbarojnë ciklin e parë të studimeve në periudhë prej tre viteve (180 ECTS) ose katër viteve (240 ECTS).
Studentët e rregullt duhet të mbarojnë ciklin e parë të studimeve brenda afatit të paraparë në programin studimor. Nëse studenti nuk diplomon në këtë afat, atëherë ai/ajo merr statusin e absolventit dhe mund të vazhdojë të japë provime për dy vitet e ardhshme.
Pas kësaj, Universiteti nuk ka obligim të ofrojë planprogramin e njëjtë por do ta transferojë studentin në një program të gatshëm. Studenti i regjistron provimet e mbetura në pajtim me këtë planprogram
Transferimi i studentëve |
Pas semestrit të parë, por para regjistrimit të semestrit të dytë të studimeve, studentët mund të transferohen nga një departament me leje të dekanit të departamentit përkatës dhe të autorizuar nga Komisioni i Departamentit për vlerësim dhe transferim, të emëruar nga Këshilli i departamentit pranues. Studentët e transferuar duhet t’i përmbushin kërkesat për pranim në Departamentin pranues dhe për diplomim në programin gjegjës.
Mobiliteti |
Mobiliteti bëhet në pajtim me parimet e Bolonjës dhe në pajtim me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe dispozitave të rregullores për studime . Procesi i mobilitetit koordinohet, dekani në bashkëpunim me Prorektorin dhe komisioni gjegjës. Studentët e interesuar duhet të aplikojnë së paku një semestër, në pajtim me procedurën për mobilitet.
Prezenca e studentëve në mësim |
Çdo ligjërues është i obliguar të mbajë evidencë të prezencës të studentëve në orën mësimore. Formularët e prezencës do t’u jepen studentëve në fillim të çdo ligjerate dhe të njëjtat duhet të dorëzohen në administraten e Kolegjit e pastaj këta të fundit në zyrën e sigurimit të cilësisë.
Ligjëruesi është i obliguar këto formularë t’i ketë me vete gjatë çdo ore mësimore, si dëshmi për respektimin e rregullores gjatë monitorimit nga dekanati.
Çdo student duhet të ndjekë të paktën 70% të numrit të përgjithshëm të orëve të lëndës (ligjërata dhe ushtrime), që të mund të hyjë në provim. Studenti që nuk do ta plotësojë këtë kriter NUK do të ketë të drejtë të hyjë në provim, dhe do të duhet ta ndjekë lëndën sërish.
Nota për vlerësimin e dijeve |
Suksesi i studentit në provim shprehet me notën prej 5. (pesë -nuk ka kaluar) deri në 10(dhjetë -i shkëlqyeshëm me vetëm disa gabime minore).
Nota definitive në provim bazohet në numrin e gjithëmbarshëm të ponëve të cilin e ka fituar studenti duke i përmbushur detyrimet përpara provimit perfundimtar dhe me dhenjen e tij, e sipas kualitetit të dijeve dhe shkathtësive të fituara, dhe i cili përmban maksimalisht 100 poena, kurse caktohet sipas kësaj shkalle:
Nota | ECTS nota | pikë | Përkufizimi |
10 | A | 91 – 100 % | SHKËLQYESHËM– njohuri të shkëlq.me vetëm disa gabime |
9 | B | 81 – 90 % | SHUMË MIRË – mbi mesatare standarde,por me disa gabime |
8 | C | 71 – 80 % | MIRË – rezultat në përgjithësi i mire me disa gabime që vërehen |
7 | D | 61 – 70 % | KËNAQSHËM – mire,por me mjaft gabime |
6 | E | 51 – 60 % | MJAFTON – rezultatet plotësojnë kriteret minimale |
5 | FX | 40 – 50 % | DOBËT – kërkohet edhe pak punë nga studenti për të fituar kreditë |
5* | F | — – – – – | DOBËT – kërkohet shumë punë për të fituar kreditë |
Pasqyra e notave |
Notat e studentëve regjistrohen nga Shërbimi Studentor në pasqyrën e notave, i cili jepet nga shërbimi me kërkesë të studentit ose personit të autorizuar.
Programi i lëndës (sillabusi) |
Mësimdhënësit janë të detyruar t’i njoftojnë studentët me planprogramin në fillim të semestrit, ku ofrohen:
përshkrim i plotë i lëndës, objektivat dhe rezultatet nga të mësuarit, si dhe metoda e vlerësimit dhe evaluimit.
Planprogrami gjithashtu duhet të përmbajë një përshkrim të aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë orës mësimore, duke përfshirë datat kur do të mbahen kollokuiumet dhe provimet përfundimtare. Planprogramet e miratuara jepen në formë elektronike/të shtypur në fillim të çdo semestri.
Administrimi i provimit perfundimtar |
Në Kolegj ka dy afate të rregullta për provime përfundimtare, të cilat mbahen pas mbarimit të semestrit.
Kohëzgjatja e afatit të provimeve nuk mund të zgjatë më shumë se një muaj.
Për studentët e rregullt të cilët nuk i kalojnë provimet në afatet e rregullta, Kolegji organizon një afat shtesë, pas mbarimit të semestrit veror, për krejt provimet.
Kusht për hyrje në provim në afatin shtesë është paraqitja e provimit.
Absolventët kanë të drejtë të paraqesin provime në të gjitha afatet e rregullta dhe afatet shtesë.
Mungesa, Vonesa dhe rënia nga provimi |
Sa herë që është e mundshme, mësimdhënësit njoftohen më parë kur pritet që një student të mungojë në një provim.
Çdo student që vjen me vonesë në provimin përfundimtar në kohën kur provimi ende zhvillohet, mund të lejohet ta bëjë provimin me pëlqimin e mësimdhënësit.
Çdo studenti, i cili bën një provim me orar të caktuar pas periudhës së rregullt, duhet t’i jepet një test/ provim i ri në mënyrë që përmbajtja të ndryshojë ndjeshëm nga provimi paraprak. Studenti që mungon në provimin përfundimtar dhe nuk mund ta arsyetojë mungesën, merr shënimin „ nuk ka ardhë/ mungoi“ në procesverbalin e notave.
Nota për lëndën në përgjithësi përcaktohet nga mësimdhënësi.
Ndryshimi i notës |
Studenti ka të drejtë të kërkojë përmirësimin e notës. Kjo kërkesë mund të bëhet atëherë kur studenti mendon se ka pasur gabim në vlerësim, ose gjatë shënimit të notës, apo nga shkaku se ai nuk ka arritur që zyrtarisht të tërhiqet brenda afatit të paraparë.
Mësimdhënësi i lëndës ka përgjegjësi të plotë për notën e shënuar. Ai duhet t’i shpallë notat në mënyrë jozyrtare, para se t’i regjistrojë të njëjtat, me qëllim që t’u jepet mundësia studentëve për shpjegim/konsiultim për notat e regjistruara.
Në përgjegjësinë e studentit është që ta kontaktojë mësimdhënësin për të diskutuar rreth notës ose të kërkojë ndryshimin e saj.
Kjo duhet të bëhet pas shpalljes jozyrtare të notave por para se të regjistrohen notat zyrtarisht.
Studenti ka të drejtë ta ankimojë vendimin zyrtar të mësimdhënësit pas regjistrimit zyrtar të notës. Në këtë rast studenti duhet të bëjë Ankesë-Ndërrim të notës deri te Dekani në afat prej tre ditësh pas shënimit të notës në regjistër të notave (procesverbal).
Studenti mund të kërkojë ndërrim të notës për arsye teknike brenda 36 orëve nga momenti i publikimit zyrtar të rezultateve te provimit ose formimin e Komisionit për çështje të objektivitetit ose çështje më komplekse. Materialet relevante nga mësimdhënësi ose ndonjë person tjetër si testi, punimet seminarike, etj duhet të jenë në dispozicion për shqyrtim të rastit.
Në raste teknike Dekani miraton vendim final dhe e informon studentin. Në raste tjera, Dekani emëron komision. Ky komision përbëhet nga tre anëtarë, dy nga të cilët janë nga lëmi i njëjtë ose i ngjashëm. Mësimdhënësi në fjalë nuk mund të jetë kryetar i këtij komisioni.
Komisioni e heton rastin dhe e miraton vendimin. Vendimi i shkruar i jepet studentit. Ky vendim është përfundimtar. Ky proces ankimimi duhet të kompletohen brenda 10 ditëve nga mbarimi i sesionit të provimeve.
Nota e përgjithshme mesatare |
Metoda që përdoret për të përcaktuar vlerën mesatare të notës quhet nota e përgjithshme mesatare (GradePoint Average). Nota e përgjithshme mesatare është një numër që radhitet prej 6 (gjashtë) në 10 (dhjetë).
Progresi akademik |
Për të kaluar prej një viti në vitin e ardhshëm akademik studenti duhet të plotësojë këto kushte:
- Nga viti I (i parë) i studimeve në vitin II (e dytë) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 36 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik;
- Nga viti II (i dytë) i studimeve në vitin III (e tretë) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 96 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik;
- Nga viti III (i tretë) i studimeve në vitin IV (e katërt) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 156 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik;
Studenti i cili nuk arrin ti përmbush kushtet e lartpërmendura, nuk mund të vazhdojë studimet në vitin e ardhshëm akademik.
Studentët të cilët nuk i plotësojnë kushtet e lartëshënuara kanë të drejtë të riregjistrohen në semestrin e njëjtë në vitin e ardhshëm akademik.
Riregjistrimi bëhet sipas procedurës në vijim:
- Plotësohet Formulari për riregjistrim te semetrave që merret në Shërbimin për studentë ku edhe e njejta dorëzohet dhe më pas i regjistrohet semestri/viti.
Për studentët të cilët kanë përfunduar me ligjeratat e vitit të fundit të studimeve, por nuk kan diplomuar në kohë, aplikohent e njejta procedure për ri-regjistrim të vitit akademik.
Mësimi Klinik |
Kolegji FAMA është i obliguar që 10% nga lëndët obligative dhe 10% nga lëndët zgjedhore nga të gjitha programet studimore për çdo vit studimi, t’i realizojë nëpërmjet mësimit klinik. Këshilli mësimorshkencor i fakultetit vendos për lëndët në të cilat mund të realizohet edhe mësimi klinik si pjesë përbërëse e programit të lëndës.
Mësimi klinik do të realizohet nga ekspertë të shquar të praktikës në fushën përkatëse.
Mësimi praktik |
Studentët kanë obligim që të bëjnë mësimin praktik me volum të caktuar, jo më e shkurtër se 30 ditë. Departamenti në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës dhe me personat juridik përkatës e sigurojnë realizimin e mësimit praktik për studentët.
Gjatë realizimit të mësimit praktik studenti është nën mbikëqyrjen e mentorit nga radhët e kuadrit akademik të fakultetit përkatës
BIBLIOTEKA |
Koleksioni i bibliotekës dhe leximores |
Aktualisht, biblioteka posedon ekzemplarë në gjuhën shqipe, angleze, në lëmenj të ndryshëm. Për të ofruar shërbime sa më praktike dhe më të përditësuara.
Bazat elektronike të të dhënave (qasja në bibilotekën elektronike) 1. SAGE Journals;
- EBSCO;
Shërbime të teknologjisë Informative |
Teknologjia informatike luan rol jetësor në formimin e Kolegjit FAMA .
Nëpërmjet një vargu të gjerë të mjeteve, shërbimeve dhe burimeve të ofruara, studentëve u krijon mundësi të shumta për shfrytëzim të teknologjisë bashkëkohore.
Llogaria e rrjetit |
Studentëve u sigurohet llogari rrjetit nëpërmjet së cilës u mundësohet qasje në rrjetin dhe burimet kompjuterike duke përfshirë edhe shërbimet e ndryshme elektronike.
INFORMACIONE PËR ÇËSHTJE FINANCIARE |
Pagesat për studime |
Zyra e administrates merret me çështjet e gjitha pagesave për studim. Studentët paguajnë kompensim për studime në shumë të caktuar për programin përkatës të studimeve dhe për vitin përkatës së studimeve. Pagesat përcaktohen në bazë mujore dhe studentët mund të parashikojnë rritje eventuale të pagesës për studime gjatë tri/kater viteve të studimit. Shumat caktohen nga Senati dhe kandidatet informohen për çmim nga shërbimet administrative për çeshtje te studenteve.
Pagesa për studime mund të paguhet në më shumë mënyra. Studentët mund të paguajnë kompensimin e tyre për studime për gjithë vitin akademik paraprakisht kur të regjistrohen.
Për studentët që paguajnë paraprakisht për gjithë vitin akademik mundësohet lehtësim prej 10% nga detyrimi vjetor.
Studentët mund gjithashtu të bëjnë pagesën për studime deri në dumbëdhjetë këste.
Studentët që zgjedhin pagesën e studimit ta bëjnë në këste mujore duhet të bëjnë atë në çdo muaj më së largu deri më datën 5 të muajit paraprak.
Benificionet për studentë |
Kolegji FAMA në kuadër të misionit të vet, studentëve të kategorive të ndryshme gjatë studimeve iu ofron përkrahje financiare në forma të ndrYshme si:
– Maturantët me sukses të shkëlqyeshëm përfitojnë zbritje 20% nga çmimi i studimeve,
– Studentët me dy apo më tepër anëtarë të një familjeje përfitojnë zbritje 10% nga çmimi i studimeve,
– Studentët që janë familjarë të dëshmorëve të luftës, përfitojnë zbritje 20% nga çmimi i studimeve,
– Në marrëveshje me shoqatat e dalura nga lufta, kolegji FAMA për çdo vit u ofron studime falas së paku 3 studentëve- invalid të luftës.
– Studentëve të shkëlqyeshëm u ofron bursë studimore për çdo vit akademik, etj
INFORMACIONE TJERA |
Ruajtja e ambientit në Kolegj |
Kolegji është i përkushtuar për ruajtjen e ambientit jetësor, për zhvillimin e përdorimit të qëndrueshëm të energjisë dhe për promovimin e vetëdijes në lidhje me çështjet e rruajtjes së ambientit.
Andaj, stafi, studentët dhe vizitorët pritet që t’i kontribuojnë këtij përkushtimi duke reduktuar përdorimin e energjisë në minimum dhe duke respektuar ambientin e kampusit.
Rreptësisht ndalohet hedhja e mbeturinave në sipërfaqe të kampusit ose hapësirave të universitetit. I gjithë stafi, studentët dhe vizitorët duhet t’i përdorin kapacitetet e instaluara (shportat dhe kontejnerët) për këtë qëllim.
Letra, plastika dhe kanoçet hudhen vetëm në kontejnerë të posaçëm për riciklim. Ndalohet shkelja e barit dhe dëmtimi i drurëve ose bimëve.
Ndalohet dëmtimi i ndërtesave (brenda dhe jashtë) ose cilësdo pronë të Kolegjit
Ndalesa e pirjes së duahnit, alkoolit dhe drogës |
Ndalohet pirja e duhanit në ndërtesat e universitetit (hapsira të mbyllura) në tërë kampusin, përveç në zona të caktuara për prije të duhanit që ndodhen jashtë çdo ndërtese ku nuk ka rrezik sigurie.
Konzumimi i alkoholit nuk është i lejuar në hapësirat e kampusit, përveç në evenimente speciale të organizuara nga Zyra e rektorit dhe me autorizim të sekretarit të përgjithshëm.
Njoftime me rregulloret e Kolegjit FAMA |
Rregulloret janë te postuara ne Web faqen e Kolegjit si:
Statuti, Rregullorja e studimeve, Rregullorja e provimeve,
Rregullore për procedurat disiplinore, Kodi etik. Etj.
Aty ku jeni emër e jo numër ! |