Ekonomi

Qëllimi i këtij programi është që studentëve t’u ofroj një qasje integruese në tema të ekonomisë dhe biznesit, duke zbatuar këtë koncept nëpërmjet programit. Lëndët që janë të përfshira në këtë program janë ndërtuar në perspektivat që bazohen në teorinë që është e lidhur ngushtë me zbatimin praktik në botën e ekonomisë dhe të biznesit.

Struktura e programit trevjeçar përmban studime që nga natyra janë dinamike, integruese dhe interaktive. Në pjësën e parë të programit, pra në katër semestrat e parë të tij, studentët do të njihen me parimet themelore të ekonomisë dhe zhvillimit të biznesit në një ekonomi të tregut. Studentët pajisen me njohuri dhe shkathtësi të nevojshme që ofrohen nga ky program në fushen e ekonomisë dhe të biznesit duke u kuptuar mjaftueshëm disa parime themelore ekonomike dhe biznesore. Dhe më tutje varësisht nga drejtimi i specializimit, Menaxhment apo Banka Financa dhe Kontabilitet, në vitin e tretë të studimeve (semestri V dhe VI) studentët mund të profilizohen dhe specializohen në njëren nga këto dy drejtime, për të cilat programi ofron lëndët përkatëse profesionale që u mundësojnë këtë profilizim dhe specializim.

Te arriturat e programit

Programi Bachelor i Arteve në Ekonomi ka për qëllim për të përgatisë të diplomuar të cilët do të jenë teknikisht dhe intelektualisht kompetent në ndërtimin e karrierës në aplikimin e teorive ekonomike, në aplikimin e modeleve dhe teknikave në procesin e përditshëm të vendimmarrjes në biznes.

Në mënyrë të veçantë, programi do të:

  • Sigurojë njohuri të mirë të koncepteve ekonomike dhe të tregoj për mjetet qëaplikohen direkt në biznes.
  • Siguroj studentëve njohuritë bazë për teoritë ekonomikedhe për mjetet analitike që mund të përdoren në vendimmarrje në biznes.
  • Ngritë studentëve aftësitë e tyre analitike përmes integrimit të dijeve nga teoria ekonomikedhe teknikave të vendimmarrjes nëbiznes.
  • Mundesoj studentit që në sferën e ekonomisë të mësoj për mikroekonominë dhe makroekonominë në teori dhe praktikë, marketingun, bazat dhe standardet e kontabilitetit, statistikën dhe përdorimin e saj në praktikë, menaxhimin e financave, hulumtimet e tregut etj.
  • Mundësoj studentit që në sferën e përgjithshme tëaftësohet të shkruajë shkrime akademike, të i njeh metodat e hulumtimit, mëson gjuhë të huaj profesionale dhe komunikimin biznesor, ndikimet e globalizmit, mëson bazat e matematikës ekonomike, mëson për shfrytëzimin produktiv të teknologjisë informative, etj.
  • Rrisë numrin enevojshëm të njerëzve të profesionalizuar dhe specializuar të kërkuar në tregun e punës në fushën e ekonomisë, menaxhimit dhe në sferën e bankave financave dhe kontabilitetit.

Rezultatet e pritura Në fund të programit studentët duhet të jenë të përgatitur që:

  1. Të demostrojnë dije mbi konceptet kryesore në fushat e mikroekonomisë dhe makroekonomise, të teorive themelore ekonomike në përgjithësi.
  2. Të ndërtojë dhe prezentoj forma efektive të komunikimit gojor dhe të shkruar gjate komunikimit profesional.
  3. T’i aplikoj në mënyrë të integruar dijet mbi funksionet dhe konceptet e biznesit
  4. Të vlerësojnë mjediset ligjore, sociale, ekonomike dhe të biznesit.
  5. Të përshkruajnë mjedisin global të biznesit
  6. Të përshkruajnë dhe shpjegojnë obligimet etike dhe përgjegjësitë menaxheriale.
  7. Të aplikoj të menduarit kritik dhe strategjik për të prodhuar vendime të shëndosha në biznes dhe duke marrë parasysh perspektivat përkatëse, hulumtimet dhe ndikimin e tyre në komunitetin të cilit i shërbejnë.
  8. Analizojnë situatat e marrjes së vendimeve në kushtet e formave të ndryshme të konkurrencës
  9. Jenë në gjendje të bëjnë pyetje hulumtuese dhe të përdorin modelet adekuate për dhënien përgjigje në këto pyetje.


Lexo me shume

Kolegji Fama

Aty ku jeni emër, e jo numër!

Mjekësi
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Ekonomik
Numri i vendeve te plotesuara 76%
Juridik
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Psikologji
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Shkenca Politike dhe Administratë Publike
Numri i vendeve te plotesuara 56%
  • Zgjedh Fama

Na Kontaktoni

Prishtinë; Mitrovicë; Gjilan; Prizren;

Email addresat

info@kolegjifama-edu.org
kolegjifama@gmail.com

Numrat e telefonit

 038 222 212

 +383 44 197 324

Close Menu