Juridik

Programet e fakultetit juridik janë hartuar në përputhje me parimet dhe vendimet e procesit të Bolonjës (Deklarata e Bolonjës 1999; Komunikata e Pragës, 2001; Komunikata e Berlinit, 2003; Komunikata e Bergenit, 2005, Qualifications Framework for the European Higher Education Area; Komunikata e Londrës, 2007; Komunikata e Leuvenit, 2009; Deklarata e Budapestit dhe Vienës, 2010)duke u ofruar studentëve përgatitje ndërdisiplinore në fushën e drejtësisë civile dhe penale,... në fushën investigative, kriminalistike dhe të sigurisë, duke kontribuar në krijimin e një horizonti të gjërë intelektual dhe profesional të tyre si edhe duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe perspektivenëfushat e lartpërmendura dhe në kontekstet e tyre sociale. Baza e hartimit të programit mbështetet në vlerat universale të së drejtës, etikën profesionale si edhe nëzhvillimin e aftësive praktike me qëllim vendosjen në jetë të ideve dhe projekteve që i shërbejnë individëve dhe mbarë shoqërisë në tërësinë e saj. Programi i studimeve parashikon periudhen katër vjeçare, një periudhë tre-vjeçare të përbashkët, të karakterizuar nga disiplina të përgjithshme dhe një shumëllojshmëri lëndësh zgjedhore duke vazhduar, më pas, me një profilizim specialistik në lëndët e vitit të fundit; ai propozohet në dy module specialistike, në modulin civil-komercial dhe modulin penal-kriminalistik, me 240 ECTS për të ofruar më tepër fleksibilitet akademik dhe profesional dhe për t’i lejuar studentëve që të kualifikohen në një laramani profesionesh të ndryshme. Në përcaktimin e modulit specializues do të mbahen parasysh lëndët zgjedhore të përzgjedhura nga studenti gjatë trevjeçarit të përbashkët, kryesisht nëse janë përzgjedhur lëndë të fushës civile-komerciale apo të fushës penale-kriminalistike. Të diplomuarit e këtij programi, moduli i specializimit civil-komercial, do të mund të punojnë, pas kualifikimit në konkurset e ndryshme publike si avokatë, noterë, ndërmjetësues, përmbarues privatë, administratorë falimentues, figura profesionale këto, përveç avokatisë, të gjitha të reja në spektrin juridik të Kosovës. Përveç këtyre profileve, të diplomuarit si juristë do tëmund të angazhohen edhe si ekspertë ligjorë pranë institucioneve të administratës publike shtetërore, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe të kompanive private. Të diplomuarit e programit në modulin e specializimit penal-kriminalistik do të mund të punojnë si drejtues apo staf i lartë menaxherial, zyrtarë, këshilltarë në fushën hetimore, kriminalistike dhe të sigurisë. Të diplomuarit mund të punësohen gjithashtu si këshilltarë teknikë apo edhe ekspertë kriminalistë në investigime tekniko-shkencore për ekspertizat kriminalistike në këqyrje të vendit të ngjarjes, analizë dokumentare forenzike, balistikë forenzike, informatikë forenzike dhe analizë forenzike e zjarreve dhe shpërthimeve. Më tej të diplomuarit në këtë program mund të punësohen edhe si ekspertë në analizën e proceseve të viktimizimit, zyrtarë korrektues; mund të punojnë edhë në sektorë të privilegjuar siç mund të jenë ato të forcave të armatosura të ushtrisë si edhe në forcat policore; mund të angazhohen në karriera të ndryshme në mbrojtjen e interesave kombëtarë, europianë dhe ndërkombëtarë; në organizata humanitare të cilat operojnë në fushën humanitare.

Lexo me shume

Kolegji Fama

Aty ku jeni emër, e jo numër!

Mjekësi
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Ekonomik
Numri i vendeve te plotesuara 76%
Juridik
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Psikologji
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Shkenca Politike dhe Administratë Publike
Numri i vendeve te plotesuara 56%
  • Zgjedh Fama

Bachelor

criminal1

Nën profilin e kapacitetit e të kuptuarit, në përfundim të studimeve, studenti: do të ketë njohje të detajuar, si teorike ashtu edhe të aplikuar, të disiplinave të ndryshme kriminologjike, viktimologjike dhe të sigurisë; -

AreasPractica--1498x630

Objektivat e programit: Juridik me specializim në Civil-Komercialë Programi i studimit parashtron një arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në fushën e drejtësisë dhe kriminalistikës. 

Master

law-header-img
Juridik-Penal
სასამართლო
Juridik-CIvil

Na Kontaktoni

Prishtinë; Mitrovicë; Gjilan; Prizren;

Email addresat

info@kolegjifama-edu.org
kolegjifama@gmail.com

Numrat e telefonit

 038 222 212

 +383 44 197 324

Close Menu