Rr. " Gustav Mayer" nr 7. Tel: 038 222 212

Juridik me specializim në Penal-Kriminalistikë

Permbajtja e Programit

Programi i studimit parashtron një arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat në fushën e drejtësisë dhe kriminalistikës.

Objektivat e programit, në lidhje me të dyja specializimet e parashikuara, janë si më poshtë:

  • Përvetësimi i koncepteve bazë juridike dhe kriminalistike dhe përdorimi i tyre me efikasitet;
  • Përvetësimi i aftësive ligjore dhe kriminalistike;
  • Njohja, zhvillimi dhe ndryshimet ndërmjet sistemit Common Law dhe Civil Law;
  • Familjarizimi me përgjegjësinë etike dhe profesionale;
  • Njohja me kushtet sociale, ekonomike, historike, politike dhe filozofike që kanë ndikuar në sistemin e drejtësisë në Kosovë si dhe njohja e faktorëve dhe vlerave që kanë ndikuar në formësimin e së drejtës;
  • Integrimi i teorisë, praktikës dhe politikave të ndryshme në mënyrë që studentët të kuptojnë mënyrën e funksionimit dhe zbatimit të ligjit;
  • Zhvillimi i bashkëpunimit me të gjitha institucionet që janë të kyçura në mënyrën e funksionimit të sistemit juridik të vendit duke i përfshirë këtu si organet shtetërore ashtu edhe departamentet e tjera juridike në vend;
  • Njohja dhe aplikimi i teknikave juridike dhe investigative të përditësuara si edhe i metodave bashkëkohore në analizën e fenomeneve dhe rasteve juridike civile dhe penale si edhe në trajtimin e tyre;
  • pajisja me kompetenca profesionale, relacionale si edhe me aftësitë thelbësore për të operuar në sektorin juridik dhe në atë tësigurisë me detyrën për të menaxhuar dhe drejtuar sistemet organizativo-funksionale të sektorëve të lartpërmendur;
  • aftësimi për të menaxhuar dhe zhvilluar strategji juridike dhe investigative me qëllimin për të kontribuar në mirëqënien e popullatës dhe rritjen e cilësisë së jetës;
  • aftësimi në menaxhimin e të drejtave të njeriut nëpërmjet përdorimit të teknikave juridike dhe atyre investigative duke mbajtur parasysh edhe nevojat e viktimave;
  • formimi i një bagazhi profesional, teknik, gjuhësor dhe kulturor duke mbajtur parasysh që shkencat juridike dhe kriminologjike imponojnë veprimin në perspektivën e globalizimit;





Lexo me shume

Rezultatet e pritura të mësimit​


Nën profilin e kapacitetit e të kuptuarit, në përfundim të studimeve, studenti:

  • do të ketë njohje të detajuar, si teorike ashtu edhe të aplikuar, të disiplinave të ndryshme kriminologjike, viktimologjike dhe të sigurisë;
  • do të njohë aparatët institucionalë për parandalimin e sjelljeve dhe tendencave kriminale;
  • do të ketë njohje të instrumentave konceptualë që do t’I lejojnë që të kontekstualizojë, nga pikëpamja juridike, historike, politike dhe ekonomike, fenomenet sociale;
  • do të njohë qëllimet dhe strukturën e Kodit Penal si edhe, në veçanti, do të jetë në gjendje që të kuptojë orientimet interpretuese dhe problematikat kryesore investigative për çdo lloj vepre penale;
  • do të fitojë njohuri mbi teoritë më të rëndësishme të drejtësisë dhe barazisë sociale të cilat do t’i nevojiten në analizën e fenomeneve sociale komplekse, me theks të veçantë në fushën e pabarazisë sociale;
  • do të njohë metodologjitë e hulumtimit social dhe vlerësimit të fenomeneve sociale dhe të sigurisë;

Nën profilin e kapacitetit të aplikimit të njohurive, në përfundim të studimeve, studenti:

  • do të jenë të gjendje që të integrojë njohuritë teorike me përdorimin e teknikave të hetimit të fenomeneve kriminalë;
  • do të jetë në gjendje që të zhvillojë analiza të avancuara mbi faktorët socio-ambientalë të cilët interferojnë në sjelljet kriminale;
  • do të jetë në gjendje që të aplikojë modelet interpretuese për të kuptuar rolin e ushtruar nga institucionet gjyqësore dhe ekonomike në përkufizimin e politikave adeguate të sigurisë;
  • do të jetë në gjendje që të kryejë analiza kritike dhe multidimensional në kontekste të shumtë historikë të cilët lidhen me evolucionin e kontrollit social;
  • do të jetë në gjendje që të implementojë teknikat hulumtuese lidhur me gjetjen dhe trajtimin e të dhënave, me theks të veçantë në studimin e fenomeneve kriminalë dhe të tregjeve ilegale;
  • do të jetë në gjendje që të interpretojë gjetjet empirike me qëllimin për të strukturuar projektet sociale intervenuese;

Nën profilin e kapacitetit të pavarësisë së gjykimit (Making Judgements), nëpërfundim të studimeve, studenti:

  • do të fitojë njohuri të atilla të cilat, duke u kombinuar me disiplinat e tjera specialistike të fushës, do t’i lejojnë që të evidentojë dhe vlerësojë problemet lidhur me sigurinë;
  • do të fitojë njohuritë e nevojshme teorike dhe operative të cilat do t’i lejojnë që të grumbullojë dhe përpunojë informacione me të cilat do të formulojë projekte dhe propozime për veprimet që duhen ndërmarrë.

Nën profilin e kapacitetit komunikues (communication skills), nëpërfundim të studimeve, studenti:

  • do të jetë në gjendje që tëkomunikojë me subjektet publikë dhe privatë, duke përdorur formula komunikuese të përshtatshme për të lehtësuar dialogun dhe kuptimin e ndërsjelltë, edhe në fusha e procese komplekse;
  • do të jetë në gjendje që të mbajë kontakte me organizmat e tjerë ndërkombëtarë duke komunikuar në gjuhën angleze;

Nën profilin e kapacitetit të mësimnxënies (learning skills), nëpërfundim të studimeve, studenti:

  • do të jetë në gjendje që të përdorë instrumentat analitikë dhe të aplikojë metodat e mësimnxënies për të thelluar dhe përditësuar njohuritë e tij;
  • do të jetë në gjendje që të evidentojë instrumentat drejtimet studimore të duhura për zhvillimin e njohurive të tij kulturore dhe profesionale;



Lexo me shume

Struktura e Programit


Viti I-rë
Semestri I
Nr Kodi O/Z Lënda ECTS
1. DPU O E Drejta Publike 7
2. BSGJ O Bazat e sistemit gjyqësor 6
3. FHSHD O Fillet dhe historia e shtetit dhe së drejtës 6
4. MHSHA O Metodat e hulumtimit shkencor dhe shkrimi akademik 6
5. SDR Z Sociologjia e së drejtës 5
6. FDR Z Filozofia e së drejtës 5
Semestri II
Nr Kodi O/Z Lënda ECTS
1. MKR O Mendimi kritik 5
2. DPI O E Drejta Penale I 7
3. DCI O E Drejta Civile I 7
4. DKU O E Drejta Kushtetuese 6
5. AED Z Analiza ekonomike e së drejtës 5
6. PEK Z Politika ekonomike 5
Viti II-rë
Semestri III
Nr Kodi O/Z Lënda ECTS
1. DPII O E Drejta Penale II 7
2. DCII O E Drejta Civile II 7
3. DAD O E Drejta Administrative 6
4. KPE O Kriminologji dhe Penologji 5
5. SLK Z Sistemet ligjore të krahasuara 5
6. DKK Z E Drejta Kushtetuese e krahasuar 5
Semestri IV
Nr Kodi O/Z Lënda ECTS
1. DPA O E drejta e procedurës administrative 6
2. DNPON O E Drejta Ndërkombëtare publike dhe e organizatave ndërkomb. 7
3. GJAI O Gjuhë Angleze I 5
4. DPC O E drejta e procedurës civile
5. DPU Z E Drejta e punës 5
6. DFA Z E Drejta e familjare 5
Viti III
Semestri V
Nr Kodi O/Z Lënda ECTS
1. DBE O E Drejta e Bashkimit Evropian 7
2. GJAA O Gjuhë Angleze e Avancuar 5
3. DPP O E Drejta e procedurës penale 7
4. PKR O Politika kriminale 6
5. DPK Z E Drejta penale e krahasuar 5
6. DCK Z E drejta civile e krahasuar 5
Semestri VI
Nr Kodi O/Z Lënda ECTS
1. DNJ O Të drejtat e njeriut 7
2. ELP O Etika ligjore dhe profesionale 5
3. MJSHL O Metodologjia juridike dhe shkrimi ligjor 6
4. DDE O E drejta e detyrimeve 7
5. SEL Z Sistemet Elektorale 5
6. DKU Z Drejtësia kushtetuese 5
Viti IV
Semestri VII
Nr Kodi O/Z Lënda ECTS
1. DFI O E drejta financiare 7
2. DTR O E drejta tregtare 7
3. KLPP O Klinikë ligjore-punë praktike 5
4. GJAL O Gjuhë angleze ligjore 6
5. DNI Z E drejta ndërkombëtare e investimeve 5
6. DSEN Z E drejta sociale evropiane dhe nderkombetare 5
Semestri VIII
Nr Kodi O/Z Lënda ECTS
1. DNP O E drejta ndërkombëtare private 7
2. DTEN O E drejta tregtare evropiane dhe ndërkombëtare 6
3. DNPI Z E drejta ndërkombëtare e pronësisë intelektuale 5
4. DEPC Z Drejta evropiane e procedurës civile 5
5. TD O Tema e Diplomës 12

Shënim: Studentët duhet të përzgjedhin nga 1 (një) lëndë e paraqitura zgjedhore të ofruara.



Lexo me shume

Informata për Programin

Fillimi i Programin Tetor
Zgjatja e programit 4 Vjet
Orari i Ligjeratave link
Titulli i fituar Batchelor i shkences
Orari i provimev link

Kolegji Fama

Aty ku jeni emër, e jo numër!

Mjekësi
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Ekonomik
Numri i vendeve te plotesuara 76%
Juridik
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Psikologji
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Shkenca Politike dhe Administratë Publike
Numri i vendeve te plotesuara 56%
  • Zgjedh Fama

Na Kontaktoni

Prishtinë; Mitrovicë; Gjilan; Prizren;

Email addresat

info@kolegjifama-edu.org
kolegjifama@gmail.com

Numrat e telefonit

 038 222 212

 +383 44 197 324

Close Menu