Rr. " Gustav Mayer" nr 7. Tel: 038 222 212

Infermieri

Permbajtja e Programit

Qëllimi i këtij programi studimi është përgatitja e një gjenerate të re infermierësh të lartë të aftë që t'ju përgjigjen nevojave të kohës. Hartimi i kurikulave bashkëkohore dhe sidomos krijimi i kushteve maksimale për realizimin teorik dhe praktik të tyre do të jetë objektivi ynë kryesor.

Avantazhet e këtij programi lidhen :

Së pari: Me numrin e vogël të studenteve në krahasim me ato të ngjashmet qofshin publike apo private.

Së dyti : Hapësirat e bollshme dhe shumë komode të Universitetit.

Së treti: Kolegji FAMA bashkëpunon me shume firma të njohura multinacionale të cilat na krijojnë mundësine e futjes së aparaturave e teknologjive bashkëkohore të mësimdhënies në fushën e infermierisë.

Së katërti: Stafi mësimor shumë i kualifikuar dhe sidomos shumë i motivuar është një garanci për rezultate pozitive.

Përsa i përket mundësisë së punësimit, sipas se këta studentë mund të punojnë:

Në shërbimin spitalor publik, pasi në vendin tonë ekzistojnë shumë spitale të tilla që kanë nevojë për infermiere, si: Spitalet Rajonale dhe në QKUK,

Në kujdesin Parësor Shëndetsor QKMF, QMF, AMFtë ne zona rurale, mbasi në këto zona prej kohësh ndjehet një mungesë infermierësh.

Ata që do të dalin me rezultate shume të mira në të ardhmen mund të punesohen pranë shkollës sonë apo në shkolla të tjera të ngjashme. Me planprogramin që kanë dhe me përgatitjen që do të bëjnë këta studentë mund të punësohen edhe jashtë vendit.

Përgatija e infermiereve të përgjithshem si teorikisht dhe praktikisht të aftë të punojnë në të gjitha profilet e mjekësisë dhe mbi të gjitha tu shërbejnë pacientëve duke krijuar tek ata një ndjenjë respekti dhe dashurie. Bazuar ne direktiven 2005/36/EC si pjesë e pakos per zhvillimin e infermiereve, per te permiresuar dhe fuqizuar programin bionursing dhe per te perdorur standardet globale te OBSH in edukimin e infermiereve, programi jone fokusohet ne kualifikimin formal te infermiereve per kujdes te pergjitheshem, bazuar ne:

  1. Shkencat e infermierise,
  2. Shkencat themelore.

Qëllimet specifike:

Fitimi i njohurive teorike dhe praktike në shkencat themelore, shkencat humane dhe ato profesionale.

Përballja me modele të ndryshme konceptesh, dobitë dhe kufizimet e tyre në mjediset e ndryshme spitalore dhe jo spitalore, si dhe me modele të ndryshme profesionale.

Identifikimi i vlerave profesionale dhe personale.

Arritja e kompetencave infermierore nëpërmjet përvetësimit dhe formimit të vazhduar si dhe cilësisë së marrëdhënieve.

Qellimet praktike specifike sipas viteve jane:

Viti i parë  zbulimi i koncepteve themelore mbi personin, shëndeti, sëmundja, nevojat themelore si dhe zbulimi i rolit të infermierit, kujdesjet bazë, kushtet dhe ambienti rrethues. Klasifikimi i  nevojave bazë duke gjykuar në nivelin e :

  • Pavaresise
  • Varësisë
  • Nxjerrjen e ndërveprimeve midis çdo nevoje
  • Identifikimin e diagnozës infermierore
  • Vendosjen e objektivave të kujdesit.

Viti i dytë  lidhja ndërmjet poatologjive të ndryshme medikokirurgjikale. Studenti duhet të jetë i aftë:

  • Të mbledhë informacionet e nevojshme për të lejuar identifikimin e personit
  • Të studiojë nevojat dhe t’i rendisë ato sipas rëndësisë
  • Të përmendë diagnozën mjekësore
  • Të përcaktojë veprimet sipas përshkrimit të mjekut
  • Të përcaktojë diagnozën infermierore
  • Të hartojë objektivat sipas rolit të tij
  • Të transmetojë informacionet

Viti i tretë  kuptimi i mjeshtërisë së rolit profesional për të gjitha moshat në të gjithë proçesin e kujdesit. Studenti duhet të jetë i aftë:

Mbledhë të dhënat e nevojshme

Analizojë në mënyrë sintetike situatën

Të përmendë diagnozën mjekësore

Saktësojë veprimet infermieroretë përshkruara nga mjeku

Të përcaktojë diagnozën infermierore

  • Përcaktojë objektivat e kujdesit
  • Organizojë kujdesjet sipas rolit të tij
  • Transmetojë informacionet
  • Vlerësojë efikasitetin e ndërhyrjeve
  • Rishikojë planin e tij të kujdesit

Programi i formimit ne Infermieri promovon kete shkence si nje profesion shendetesor i vecante dhe jetesor qe ka si funksion promovimin e shendetit, parandalimin e semundjes, ruajtjen e shendetit dhe pakesimin e dhimbjes. Profesionisti infermier ne fund te studimeve te tij eshte i afte te planifikoje, realizoje, vleresoje dhe dokumentoje procesin infermieror  ne fushat e promovimit te shendetit, parandalimit te semundjeve, trajtimit, reabilitimit dhe zhvillimit te profesionit te tij.






Lexo me shume

Rezultatet e pritura të mësimit​


Infermierët janë operatorë që kryejnë me autonomi profesionale veprimtari të drejpërdrejta në parandalimin, në kurimin, në mbrojtjen e shëndetit individual dhe kolektiv, duke kryer funksionet e përcaktuara nga profili profesional relativ dhe nga kodi etik,

Infermierët janë operatorë që kryejnë me autonomi profesionale veprimtari të drejpërdrejta në parandalimin, në kurimin, në mbrojtjen e shëndetit individual dhe kolektiv, duke kryer funksionet e përcaktuara nga profili profesional relativ dhe nga kodi etik, duke përdorur metodologji të planifikimit për objektivat e kujdesit infermieror. Funksionet e tyre kryesore janë parandalimi ndaj sëmundjeve, ndihma ndaj të sëmurëve, ndaj të handikepuarve, të moshave të ndryshme dhe edukimi shëndetësor.

  • marrin pjesë në identifikimin e nevojave shëndetësore të individit dhe të komunitetit,
  • identifikojnë nevojat e kujdesit infermieror të individit dhe të komunitetit dhe formulojnë objektiva relative,
  • planifikojnë, drejtojnë dhe vlerësojnë ndërhyrjen e ndihmës së infermierit,
  • garantojnë aplikimin korrekt të udhëzimeve/recetave diagnostikoterapeutike,
  • veprojnë në mënyrë individuale dhe në bashkëpunim me profesionistë tjerë shëndetësorë e socialë,
  • ndihmojnë në krijimin e personelit mbështetës dhe bashkëpunojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e rolit të tyre profesional dhe në kërkimet shkencore.
  • Infermierët mund të kryejnë aktivitetin e tyre në strukturat shëndetësore, publike ose private, në spital, në terren dhe në ndihmën në shtëpi, të varur ose të pavarur.



Lexo me shume

Struktura e Programit: Infermieri


Viti I-rë
Semestri I
Nr Kodi Lënda ECTS
1. AFP Anatomi dhe Fiziologji me Patologji 6
2. KPPI-I Kujdesi dhe parimet e përgjithshme Infermierore - I- 13
3. EIL Etika Infermierore me Legjislacion 4
4. IKPSH Metadat e Hulumtimit dhe Informatika në Infermieri 4
5. GjAI Gjuhë Angleze për Infermieri 3
Semestri II
Nr Kodi Lënda ECTS
1. BVP Bakteriologji, Virologji dhe Parazitologji 4
2. BBR Biofizikë, Biokimi dhe Radiologji 4
3. ShPE Shëndeti Publik me Epidemiologji 4
4. PK-I Praktikë Klinike – I 11
5. SPI 5.1 Sistemi i Përpunimit të Informacionit 3
ShSShI 5.2 Shkathtësitë Studiuese dhe Shkencore në infermieri 3
HPKI 5.3 Higjiena dhe Parimet e Kontrollit të Infeksionit 3
PI 5.4 Praktikumi Infermieror 3
Viti II-rë
Semestri III
Nr Kodi Lënda ECTS
1. KPPI-II Kujdesi dhe parimet e përgjithshme Infermierore II 10
2. KIMPS Kujdesi Infermieror në Mjekësinë e Përgjithshme dhe të Specializuar 7
3. KIKPS Kujdesi Infermieror në Kirurgjinë e Përgjithshme dhe të Specializuar 7
4. ND Nutricion dhe Dietetikë 3
5. F Farmakologji 3
Semestri IV
Nr Kodi Lënda ECTS
1. KIOGj Kujdesi Infermieror në Obstetri dhe Gjinekologji 4
2. KIPA Kujdesi Infermieror në Pediatri dhe Adoleshentët 4
3. IShS Kujdesi Infermieror në Shëndetin Mendor 4
4. PK-II Praktikë Klinike – II 12
5 Lëndë Zgjedhore [Zgjidh njëren dyshe (2 nga 4 lëndët zgjedhore)]
KIBO 5.1 Kujdesi Infermieror në Bllokun 3
KIMU 5.2 Kujdesi Infermieror në Mjekësinë Urgjente 3
KIRK 5.3 Kujdesi Infermieror në Raste Kritike 3
ARKI 5.4 Anesteziologjia, Reanimacioni dhe Kujdesi Infermieror 3
Viti III
Semestri V
Nr Kodi Lënda ECTS
1. KIGR Kujdesi Infermieror Geriartrik dhe Rehabilitimi 7
2. IShSP Infermieria në Shkencat Sociale dhe Psikologjike 4
3. IEPSh Infermieria në Edukimin dhe Promovimin Shëndetësor 4
4. OMLI Organizimi,Menaxhimi dhe Lidershipi në Infermieri 3
5. PK-III/1 Praktika Klinike III/1 12
Semestri VI
Nr Kodi Lënda ECTS
1. PDI Pedagogjia dhe Didaktika Infermierore 3
2. ITK Infermieria Teritoriale dhe në Komunitet 3
3. PK-III/2 Praktikë Klinike – III/2 13
4. Lëndë Zgjedhore [Zgjidh njëren dyshe (2 nga 4 lëndët zgjedhore)]
4.1 Kujdesi Infermieror në Neurologji 3
4.2 Infermieria në Kujdesin Paliativ 3
4.3 Infermieria në Mjekësinë Fizikale dhe Rehabilituese 3
4.4 Infermieria e Bazuar në Dëshmi 3
5 TD Tezë Diplome 5


Lexo me shume

Informata për Programin

Fillimi i Programin Tetor
Zgjatja e programit 3 Vite
Orari i Ligjeratave link
Titulli i fituar BSc
Orari i provimev link

Kolegji Fama

Aty ku jeni emër, e jo numër!

Mjekësi
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Ekonomik
Numri i vendeve te plotesuara 76%
Juridik
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Psikologji
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Shkenca Politike dhe Administratë Publike
Numri i vendeve te plotesuara 56%
  • Zgjedh Fama

Na Kontaktoni

Prishtinë; Mitrovicë; Gjilan; Prizren;

Email addresat

info@kolegjifama-edu.org
kolegjifama@gmail.com

Numrat e telefonit

 038 222 212

 +383 44 197 324

Close Menu