Laborant Dentar
Permbajtja e Programit
Qëllimi i ketij programi studimi është përgatitja e një gjenerate të re të profilit specifik “Laborant i Lartë Dentar”, bazuar në nevojën që paraqitet për një profil të tillë sipas trendeve bashkëkohore të zhvillimit të shëndetit oral në përgjithsi dhe disa disciplinave stomatologjike në vecanti në nivelin bachelor, të aftë që t'ju përgjigjen nevojave të kohës.
unonjësit e profilit profesional “Laborant i Lartë Dentar” do të jene përgjegjës në realizimin e detyrave dhe kompetencave në mënyrë individuale dhe në punë në grup. Programi synon edukimin dhe formimin cilësor universitar dhe profesional, formimin e vazhdueshëm dhe përshtatjen e veprimtarive të tij me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike.
Avantazhet e këtij programi në krahasim me programet ekzistuese lidhen:
- Së pari:Në Republikën e Kosovës ende nuk ka profil të tillë qoftë në sektorin publik apo atë privat të arsimit të lartë. Kërkesat janë enorme si dhe tregu i punës për profesionistët e ardhëshëm të këtij profili është i garantuar.
- Së dyti : Hapësirat e bollshme dhe shumë komode të Kolegjit FAMA, si dhe labortaoret e paisura me teknologjinë e duhur bashkëkohore që plotësojnë të gjitha kriteret profesionale si dhe anën metodike dhe pedagogjike.
- Së treti:Kolegji FAMA bashkëpunon me shume firma të njohura multinacionale të cilat na krijojnë mundësine e futjes së aparaturave e teknologjive bashkëkohore të mësimdhënies në fushën e teknologjisë dentare si dhe materialeve dentare.
- Së katërti:Stafi mësimor shumë i kualifikuar dhe sidomos shumë i motivuar është një garanci për rezultate pozitive.
Profili dhe programi i studimeve ka për qëllim përgatijen e profesionsteve të aftë për punë në: laboratorët dentare në fusha të ndryshme specifike brenda mjekësisë stomatologjike, në institucionet kërkimore dhe në fusha të ngjashme të veprimtarisë në mjekësi dentare. Hartimi i këtij programi studimor bazohet në Direktivën 2005/36/EC si pjesë të paketës të zhvillimit, përmirësimit dhe forcimit te sistemit të programit dhe përdorimit të standardeve globale të OBSH-së për arsim ne sferen e shendetesise.
Lexo me shume
Rezultatet e pritura të mësimit
Përgatija e studentëve të drejtimit “Laborant i Lartë Dentar” si teorikisht dhe praktikisht, do të jenë të aftë të punojnë në të gjitha profilet shëndetësore stomatologjike. Programi i formimit bachelor i drejtimit “Laborant i Lartë Dentar”, promovon këtë shkencë si një profesion shëndetësor i veçantë dhe jetësor që ka si funksion parandalimin e semundjes, ruajtjen dhe promovimin e shendeti oral.
Të diplomuarit do te punojnë në lidhje të ngushtë me profesionistët e tjerë shendetësor në mjedise spitalore, klinika dhe poliklinika të specializuara në të dy sektoret. Pranojnë angazhimet për përkrahjen e standardeve të cilat i kërkon stomatologjia dhe trended bashkëkohore të shëndetit oral, respektimin e pacientëve dhe ruajtjen e fshehtësisë së pacientit (konfidencialiteti). Praktikojnë ndershmërinë personale dhe përmbushin pergjegjësitë ligjore dhe etike në kuader të ofrimit të kujdesit ndaj individëve, ndaj grupeve të popullatës dhe ndaj popullatës në tërësi. Ruajnë shprehitë e praktikës reflektuese, të mësimit të vetëdrejtuar dhe edukimit tëë vazhdueshëm profesional, bashkë me gatishmerinë për të pranuar kufizimet e tyre dhe për të kërkuar ndihmë kur kanë nevojë për të.
Të diplomuarit “Laborant i Lartë Dentar” në përfundim te studimeve do te jenë të aftë të:
- demonstrojnë njohuritë dhe te kuptuarit kritik te fakteve esenciale, koncepteve, principeve dhe te teorisë dhe punës praktike në relacion me fushat e përmendura më lartë,
- aplikojnë në praktikë njohuritë e fituara për të plotësuar nevojat e pacientëve dhe të profesionistëve të tjerë shëndetësor,
- zhvillojnë planin dhe starategjinë si dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme,
- interpertojnë në mënyrë adekuate të dhënat klinike të pacientëve,
- manipulojnë në mënyrë të sigurt me materialet dentare dhe preparatet përkatëse,
- kenë shkathtësitë e kërkuara lidhur me proceduarat dhe standardet e punës në laboratorin dentar,
- punojnë me instrumentet standarde dhe bashkëkohore laboratorike,
- përcjellin trendet bashkëkohore shkencore dhe teknologjike të profesionit të laborantit dentar,
- përgjigjen kerkesave të larta estetike dhe funksionale qe kërkohen sot,
- zotërojne sa me shumë metoda dhe tëknologji moderne të protëzimit dentar,
- marrin njohuritë e duhura ne fusha qe do të fuqizohen edhe me shumë ne të ardhmen, të tilla si: protezat biofunksionale, implantologjia, ortodoncia etj.,
- kenë një formimin e ndërgjegjie të lartë profesionale dhe ndjenjë përkushtimi për punen,
- jenë të aftë të orientohen sa me shpejt e me mirë ne mjedisin ku do të punojne, duke koordinuar drejt cilesinë e përgatitjes me aftësitë menaxheriale dhe marketingu profesional.
Marrja e njohurive teorike dhe praktike në shkencat themelore të shëndetit oral, fitimi i aftesive te duhura per kryerjen e aktiviteteve ne menyre autonome, mund te realizohet permes objektivave te ketij program studimor:
- Mësimi teorik – studentët fitojnë njohuritë profesionale dhe aftësitë e nevojshme për punë të mirëfilltë profesionale si në aspektiin teorik, etik poashtu në atë praktik ose klinik. Mësimi do të ofrohet nga mësimdhënësit fushave përkatëse dhe nga persona të tjerë kompetentë, në lëmin e stomatologjisë, teknologjisë së materialeve dentare dhe laboratorit dentar.
- Mësimi praktik – studentët mësojnë si të jenë pjesë e ekipit profesional në fushën e stomatologjisë, në lëmitë ku bëhët trajtimi klinik i kavitetit oral dhe harkut dentar. Studentët do të mësojnë jo vetëm se si të punojnë në ekip, por edhe si të drejtojë një ekip, si të menaxhojë laboratorin dentar, duke përfshirë edukimin shëndetësor për individë dhe grupe të vogla, në kuadër të institucionit qoftë në sektorin publik apo privat. Mësimi praktik do të kryhet në Kujdesin Parësor, Dytësor dhe Tretësor Shëndetësor, në institucionet publike dhe klinikat si dhe poliklinikat private të specializuara në fushat e ksaj lëmie të trajtimit të shëndetit oral si dhe Brenda laboratoreve në Kolegjin “FAMA”. Studentët do të marrin pjesë në aktivitetet e departamenteve dhe klinikave në fjalë për sa kohë këto aktivitete janë të përshtatshme për mësimin praktik të tyre, duke u lejuar atyre që të mësojnë për të marrë përsipër përgjegjësitë e përfshira në programin e studimeve për teknik të lartë dentar.
Ndër objektivat e këtij programi studimi rendisim njohjen mbi:
- Substancat që përdoren në stomatologji - përfshirë tretjet kimike dhe materialet e ngjashme:
- Produktet dhe ekscipientët bioteknologjike.
- Aspektet fiziko-kimike të materialeve dentare dhe të sistemeve biologjike, përfshirë termodinamiken, kinetiken kimike dhe vlerësimet e stabilitetit kimik dhe fizikë si dhe teknologjinë e pregaditjes së tyre.
- Metodat analitike: principet, dizajni, zhvillimi, validimi dhe aplikimi, praktika e mirë laboratorike.
- Karakteristikat e substancave mjekuese (protezave, implanteve) dhe raporti me strukrutën molekulare në vecanti te substancat me përbërës të theksuar kimik dhe labilitet termik.
- Modelimi i drejtë dhe bashkëkohor i tyre.
- Dizajnimi dhe fabrikimi i protezave dentare dhe elementeve tjera - një klinikë dentare përvec mjekut stomatolog duhet të ketë në ekip edhe laborantin dentar. Në procedurat klinike në zgavrën e gojës, terapinë rekonstruktive ose edhe proteza të fushave të caktuara specialistike i cakton mjeku stomatolog, në bashkpunim të ngushtë me laborantin dentar dhe ky i fundit është përgjegjës për fabrikimin e protezave dentare apo implanteve tjera. Ashtu si profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor, laboranti dentar si mbajtësi i diplomës posedon njohuritë teorike dhe aftësitë për kryerjen autonome të profesionit, duke përfshirë aftësitë e të menduarit logjik, aplikimin e njohurive, arsyetimit, raportimit, komunikimin dhe mësimin e pavarur gjatë gjithë jetës. Ai / ajo është në gjendje të:
- Konsolidojë dhe aplikojë njohuritë teorike nga një sërë disiplinash në praktikën klinike të trajtimit të dhëmbëve.
- Kryejë punën në mënyrë autonome në ekip ndërdisiplinor dhe të zbatojë restaurimet përkatëse protetikore dhe fushave të tjera, të vlerësojë dhe të plotësojë nevojat e pacientëve, duke respektuar parimet e etikës profesionale.
- Udhëheq dhe organizon punën dhe proceset e punës në një laborator dentar.
- Marrin pjesë në punën e tyre kërkimore në disiplinën profesionale, përdorin aftësitë e tyre të të mësuarit, të marrë përgjegjësinë për marrjen e pavarur të njohurive profesionale, të mbledhin dhe të aplikojnë të dhëna nga burime të ndryshme dhe të angazhohen për të mësuarit gjatë gjithë jetës.
- Aspektet legale, etike dhe kujdesi shëndetësor - laboranti dentar është i detyruar ligjërisht të ndjekë një gamë të normave etike dhe mjeko-ligjorë:
- Roli i laborantëve dentar ne kujdesin shendetësor,
- Menaxhimi i evidencave konform legjislacionit në fuqi,
- Vleresimi i rezultateve perfundimtare te praktikës së bazuar në evidencë,
- Etika ne kujdesin shendetësor,
- Kontributi i laborantit dentar ne shendetin publik,
- Metodologjia e hulumtimeve në sherbimet shendetësore.
Lexo me shume
Struktura e Programit: Laborator Dentar
Viti I-rë | |||
Semestri I | |||
Nr | Kodi | Lënda | ECTS |
1. | BF | Biofizikë | 6 |
2. | HMK | Hyrje në Metodologjinë Kërkimore | 3 |
3. | AFP | Anatomi me Fiziologji dhe Patologji | 6 |
4. | MoD | Morfologji Dentare | 6 |
5. | MaD | Materiale Dentare | 9 |
Semestri II | ||||
Nr | Kodi | Lënda | ECTS | |
1. | OP | Okluzion me Paradontologji | 6 | |
2. | PF I | Protetika Fikse I | 4 | |
3. | BMND | Bazat e Mjekesise dhe Ndihma e Pare | 4 | |
4. | PM I | Protetika Mobile I | 10 | |
5. | Lëndë Zgjedhore [Zgjidh 2 nga 3 lëndët zgjedhore)] | |||
KPP | 5.1 Kompiuteri ne Praktiken Laboratorike | 3 | ||
ISSH | 5.2 Informatika ne Sistemin Shendetsor | 3 | ||
GjAS | 5.3 Gjuhe Angleze për Stomatologji | 3 | ||
Viti II-rë | ||||
Semestri III | ||||
Nr | Kodi | Lënda | ECTS | |
1. | AM I | Arti i Modelimit I | 3 | |
2. | PM | Protetika Mobile II | 9 | |
3. | TMD | Teknologjia e Materialeve Dentare | 9 | |
4. | ITS | IT dhe Informatika në Stomatologji | 3 | |
5. | OR | Ortodonci | 6 | |
Semestri IV | ||||
Nr | Kodi | Lënda | ECTS | |
1. | PF II | Protetika Fikse II | 15 | |
2. | AM II | Arti i Modelimit II | 3 | |
3. | MEL | Menaxhimi, Etika dhe Legjislacioni | 3 | |
4. | PP I | Praktikë profesionale I | 3 | |
5. | Lëndë Zgjedhore [Zgjidh njëren dyshe (2 nga 4 lëndët zgjedhore)] | |||
BN | 5.1 Bashkepunimi Nderprofesional | 3 | ||
PFTG | 5.2 Protetka Fikse dhe Teknikat Galvanike | 3 | ||
ShSP | 5.3 Shendeti dhe Siguria ne Pune | 3 | ||
PFI | 5.4 Protetika Fikse dhe Implantologjia | 3 | ||
Viti III | ||||
Semestri V | ||||
Nr | Kodi | Lënda | ECTS | |
1. | SDhKO | Sëmundjet e Dhëmbit dhe Kavitetit Oral | 3 | |
2. | PF III | Protetika Fikse III | 9 | |
3. | PM III | Protetika Mobile III | 12 | |
4. | TERM | Teknikat dhe Epitezat në Regjionin Maksillofacial | 3 | |
5. | PK-III/1 | Arti i Modelimit III | 3 | |
Semestri VI | ||||
Nr | Kodi | Lënda | ECTS | |
1. | CCTPS | CAD/CAM Teknologjia në Praktikën Stomatologjike | 3 | |
2. | MLD | Menaxhimi i Laboratorit Dentar | 6 | |
3. | PP II | Praktikë Profesionale II | 5 | |
4. | Lëndë Zgjedhore [Zgjidh njëren dyshe (2 nga 4 lëndët zgjedhore)] | |||
ShSPKSh | 4.1Shkencat Sociale dhe Psikologjike ne Kujdesin Shendetsor | 3 | ||
DESh | 4.2 Didaktika ne Edukimin Shendetsor | 3 | ||
EFN | 4.3 IEstetika e Formes dhe Ngjyrave | 3 | ||
PMLLD | 4.4 Protetika Mobile dhe Laseri ne Laboratorin Dentar | 3 | ||
5 | TD | Tezë Diplome | 10 |
Lexo me shume
Informata për Programin
Fillimi i Programin | Tetor |
Zgjatja e programit | Vite |
Orari i Ligjeratave | link |
Titulli i fituar | BSc |
Orari i provimev | link |
Kolegji Fama
Aty ku jeni emër, e jo numër!
-
Zgjedh Fama