Rr. " Gustav Mayer" nr 7. Tel: 038 222 212

Stomatologji

Permbajtja e Programit

Stomatologji

Profili dhe programi i studimeve ka për qëllim përgatitjen e profesionsteve të aftë për punë në fusha të ndryshme specifike brenda mjekësisë stomatologjike, në institucionet kërkimore dhe në fusha të ngjashme të veprimtarisë në mjekësi dentare.

Objektivat e programit, në lidhje me të dyja specializimet e parashikuara, janë si më poshtë:

Hartimi i këtij programi studimor bazohet në Direktivën 2005/36/EC dhe Direktivën 2013/55/EU si pjesë të paketës të zhvillimit, përmirësimit dhe forcimit te sistemit të programit dhe përdorimit të standardeve globale të OBSH-së për arsim ne sferen e shendetesise. Qëllimi i  ketij programi studimi është përgatitja e profesionistëve në fushën e Stomatologjisë në Kosovë, bazuar në nevojën që paraqitet për një profil të tillë sipas trendeve bashkëkohore të zhvillimit të shëndetit oral në përgjithsi dhe disciplinave stomatologjike. Punonjësit e  profilit profesional “Doktor i Stomatologjisë” do të jene përgjegjës në realizimin e detyrave dhe kompetencave në mënyrë individuale dhe në punë në grup. Programi synon edukimin dhe formimin cilësor universitar dhe profesional, formimin e vazhdueshëm dhe përshtatjen e veprimtarive të tij me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike. Avantazhet e këtij programi në krahasim me programet ekzistuese lidhen:

  1. Së pari:Në Republikën e Kosovës ende ka numër të vogël të studenteve në krahasim me ato të ngjashmet qofshin publike apo private. Kërkesat janë si dhe tregu i punës për profesionistët e ardhëshëm të këtij profili është i garantuar.
  2. Së dyti : Hapësirat e bollshme dhe shumë komode të Kolegjit FAMA, si dhe labortaoret e paisura me teknologjinë e duhur bashkëkohore që plotësojnë të gjitha kriteret profesionale si dhe anën metodike dhe pedagogjike.
  3. Së treti:Kolegji FAMA bashkëpunon me shume firma të njohura multinacionale të cilat na krijojnë mundësine e futjes së aparaturave e teknologjive bashkëkohore të mësimdhënies në fushën e teknologjisë dhe materialeve dentare.
  4. Së katërti:Stafi mësimor shumë i kualifikuar dhe sidomos shumë i motivuar është një garanci për rezultate pozitive.

Përsa i përket mundësisë së punësimit, këta studentë mund të punojnë në sektorin publik dhe privat, duke ofruar shërbimet e tyre profesionale në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor (Parësor, Dytësor dhe Tretësor). Studentët që do të dalin me rezultate shume të mira në të ardhmen mund të punesohen pranë shkollës sonë apo në shkolla të tjera të ngjashme. Me planprogramin që kanë dhe me përgatitjen që do të bëjnë këta studentë mund të punesohen edhe jashtë vendit.






Lexo me shume

Rezultatet e pritura të mësimit​


Hartimi i kurikulave bashkekohore dhe sidomos krijimi i kushteve maksimale për realizimin teorik dhe praktik të tyre do të jetë objektivi ynë kryesor. Zhvillimet e hovshme të teknologjisë së paisjeve dentare dhe ekspanzioni i materialeve të reja që po përdorën me të madhe në stomatologji, është bërë imperativ që secila klinikë dentare të jetë e paisur me ekspert të fushës stomatologjike dhe të kenë njohuri të mjaftueshme i cili do të kontribojë në mënyrë specifike në ngritjen e cilësisë së ofrimeve të shërbimeve në shëndetin oral.

Objektivi i profilit në mjekësinë dentare si profesion me trende rritjeje, dita ditës konsiston në rritjen e nevojës së përkujdesjes më të madhe të shoqërisë dhe shtetit që të ngrisë cilësine dhe rritjen e përkujdesjes së shëndetit oral si problem i shoqërisë bashkëkohore.

Programi i formimit “Doktor i Stomatologjisë”, promovon këtë shkencë si një profesion shëndetësor i veçantë dhe jetësor që ka si funksion parandalimin e semundjes, ruajtjen dhe promovimin e shendeti oral. Të diplomuarit do te punojnë në lidhje të ngushtë me profesionistët e tjerë shendetësor në mjedise spitalore, klinika dhe poliklinika të specializuara në të dy sektoret. Pranojnë angazhimet për përkrahjen e standardeve të cilat i kërkon mjekësia dentare dhe trended bashkëkohore të shëndetit oral, respektimin e pacientëve dhe ruajtjen e fshehtësisë së pacientit (konfidencialiteti).

Pas përfundimit të studimeve, studentëve marrin titullin “Doktor i Stomatologjisë”. Një dentist i diplomuar është i detyruar të bëjë punën praktike të qëndrueshme për 12 muaj ku me ai / ajo më pas do ti nënshtrohet një provimi para një komisioni të veçantë në Ministrisë e Shëndetësisë në Kosovë dhe/apo Odës së Stomatologëve të Kosovës për tu Certifikuar dhe të fituar Licencën për kryerjen e praktikës të pavarur dentare.

Studentet e diplomuar ne fund te studimeve do te kene njohuri te mjaftueshme mbi:

  • Bazat e Anatomise, Fiziologjise, Biokimise dhe shume aspekteve te tjera normale te organizmit.
  • Aspektet fiziopatologjike te organizmit si dhe njohuri mbi disa nga semundjet kryesore te tij.
  • Mbi grupet e ndryshme te medikamenteve, origjinen e tyre, menyrat e perthithjes dhe eleminimit nga organizmi.
  • Njohuri te pergjithshme per semundjet e brendshme dhe kirurgjikale.
  • Ne fushen e pergatitjes profesionale ata do te marrin njohuri te pershtatshme per:
  • Dentistrine restorative dhe preventive.
  • Materialet dhe metodat e perdorura per parandalimin dhe mjekimin e semundjeve te indeve te forta dhe te buta te dhembeve.
  • Protetike paraklinike dhe klinike, ku perfshihet protetika fikse, protetika e levizshme llojet e ndryshme te protezave, klasifikimi i tyre, dhe kujdesi gjate konstruktimit te tyre.
  • Anesteziologjia dhe kirurgjia orale e maxillo-faciale, llojet e anestetikeve, teknikat e anestezise, ekstraksionet dhe mjekimi i patologjive te lindura dhe te fituara ne regjionin OMF.
  • Kerkesat ligjore qe lidhen me aktivitetin e nje klinike dentare.
  • Organizimin e aktivitetit ne klinikat publike dhe private.
  • Aspektin etik, deontologjik dhe human te profesionit te stomatologut.



Lexo me shume

Struktura e programit të Stomatologjisë


Viti I-rë
Semestri I
Nr Kodi Lënda ECTS
1. Bf Biofizikë 4
2. KB Kimi dhe Biokimi 6
3. BBQGj Biologji, Biologji e Qelizës me Gjenetike 5
4. A Anatomi 6
5. EH Embriologji dhe Histologji 6
6. AM Anglishte e mjekesise 3
Semestri II
Nr Kodi Lënda ECTS
1. BI Biostatistikë dhe Informatike 3
2. F Fiziologji 5
3. AP Anatomi Patologjike 5
4. FPD Farmakologji e Përgjithshme dhe Dentare 5
5. EL Etika dhe Legjislacioni 3
6. MPDE Menaxhimi Praktik Dentar, Ergonomia 3
7.1 ShSK Shkencat e sjelljes në komunikim 3
7.2 MSD Mjekësia sociale dentare 3
7.3 HMD Hyrje në Mjekësinë Dentare 3
Viti II-rë
Semestri III
Nr Kodi Lënda ECTS
1. MDhAD Morfologjia e dhëmbit me Antropologjinë dentare 6
2. BmP Biomaterialet dhe Paisjet 6
3. PP Patologji e përgjithshme 5
4. KPE Mikrobiologjia me parazitologji 5
5. I Mikrobiologjia me parazitologji 4
6. MPE Mjekësi Parandaluese dhe Epidemiologji 4
Semestri IV
Nr Kodi Lënda ECTS
1. DPA Patofiziologji 6
2. MPB Mjekësi e Përgjithshme dhe e Brendshme 4
3. KME Kujdesi Mjekësor Emergjent 3
4. Ko Kariesologjia 4
5. FSg (O) Fiziologji Stomatognatike (Okluzion) 4
6. MPSh Metodologjia e punës shkencore 5
7.1 HPKI Higjiena dhe Parimet e Kontrollit të Infeksionit 3
7.2 MKO Mikrobiologji e kavitetit oral 3
7.3 MFRS Mjekësia Fizikale dhe Rehabilitimi në Stomatologji 3
Viti III
Semestri V
Nr Kodi Lënda ECTS
1. N Neuropatologji 4
2. I Infektivë 4
3. RPD Radiologji e Përgjithshme dhe Dentare 4
4. PPF-I Protetika paraklinike fikse - I 6
5. PPM-I Protetika paraklnike mobile - I 6
6. SPR-I Stomatologjia paraklinike restauruese-I 6
Semestri VI
Nr Kodi Lënda ECTS
1. PPF-II Protetika paraklinike fikse - II 4
2. PPM-II Protetika paraklnike mobile - II 4
3. AR Anesteziologji dhe Reanimacion 4
4. P Pediatri 5
5. SEL Shëndeti publik oral 3
6. OO Oftalmologji dhe Otorinolaringologji 4
7.1 D Dermatovenerologji 3
7.2 SPS Sëmundjet profesionale në stomatologji 3
7.3 GjO Gjenetikë orofaciale 3
Viti IV
Semestri VII
Nr Kodi Lënda ECTS
1. OR Onkologji dhe Radioterapi 3
2. KP Kirurgji e përgjithshme 5
3. SD Stomatologji Pediatrike 3
4. PPK Periodontologji para klinike 3
5. PF-I Protetikë fikse - I 6
6. PM-I Protetikë mobile - I 6
7. EP Endodonci paraklinike 4
Semestri VIII
Nr Kodi Lënda ECTS
1. KO-I Kirurgji orale - I 5
2. PF-II Protetikë fikse - II 4
3. PM-II Protetikë mobile - II 4
4. SKR-II Stomatologjia klinike restauruese- II 4
5. EK Endodonci klinike 4
6. PPP Psikologji e Përgjithshme dhe Psikopatologji 3
7.1 GjO Gjinekologji dhe Obstetri 3
7.2 FD Fotografia dentare 3
7.3 HD Higjiena Dentare 3
Viti IV
Semestri VII
Nr Kodi Lënda ECTS
1. OR Onkologji dhe Radioterapi 3
2. KP Kirurgji e përgjithshme 5
3. SD Stomatologji Pediatrike 3
4. PPK Periodontologji para klinike 3
5. PF-I Protetikë fikse - I 6
6. PM-I Protetikë mobile - I 6
7. EP Endodonci paraklinike 4
Semestri VIII
Nr Kodi Lënda ECTS
1. KO-I Kirurgji orale - I 5
2. PF-II Protetikë fikse - II 4
3. PM-II Protetikë mobile - II 4
4. SKR-II Stomatologjia klinike restauruese- II 4
5. EK Endodonci klinike 4
6. PPP Psikologji e Përgjithshme dhe Psikopatologji 3
7.1 GjO Gjinekologji dhe Obstetri 3
7.2 FD Fotografia dentare 3
7.3 HD Higjiena Dentare 3
Viti V
Semestri IX
Nr Kodi Lënda ECTS
1. PK Periodontologji klinike 5
2. MOP Mjekësi orale dhe Patologjia 6
3. OP Ortodonci paraklinike 4
4. DhO Dhimbja Orofacialee 3
5. KO-II Kirurgji orale II 6
6. KM Kirurgjia maksillofaciale dhe Implantimi Dentar 6
Semestri X
Nr Kodi Lënda ECTS
1. OK Ortodonci klinike 3
2. PD Praktikë dentare 6
3.1 SF Stomatologjia forenzike 3
3.2 KMDPM Kujdesi mjekësor dentar për pacientët e moshuar 3
3.3 EPMD Estetika e përgjithshme në Mjekësinë Dentare 3
4. TD Tezë Diplome 15


Lexo me shume

Informata për Programin

Fillimi i Programin Tetor
Zgjatja e programit 5 Vjet
Orari i Ligjeratave link
Titulli i fituar Dr. i Stomatologjisë
Orari i provimev link

Kolegji Fama

Aty ku jeni emër, e jo numër!

Mjekësi
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Ekonomik
Numri i vendeve te plotesuara 76%
Juridik
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Psikologji
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Shkenca Politike dhe Administratë Publike
Numri i vendeve te plotesuara 56%
  • Zgjedh Fama

Na Kontaktoni

Prishtinë; Mitrovicë; Gjilan; Prizren;

Email addresat

info@kolegjifama-edu.org
kolegjifama@gmail.com

Numrat e telefonit

 038 222 212

 +383 44 197 324

Close Menu