Historiku

KOLEGJI FAMA është institucion privat i arsimit të lartë, i angazhuar në fushën e arsimit dhe hulumtimeve shkencore, me objektiva të përcaktuara në Statutin e Kolegjit. Data zyrtare e themelimit është 12 Maj 2003.

KOLEGJI FAMA është një ndër institucionet e para private të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, në gjithë veprimtarinë e tij, ka për mision të kontribuojë në zhvillimin e Arsimit të Lartë universitar dhe pasuniversitar.

KOLEGJI FAMA në vitin e parë akademik 2003/04 filloj me dy Fakultete:

Fakultetin Ekonomik me departamentet:

  • Menaxhment dhe informatikë,
  • Banka, Financa dhe Kontabilitet

Fakultetin e Shkencave Politike me departamentet:

  • Administratë publike
  • Diplomaci

Nga viti në vit, Kolegji Fama filloj të rritet si në numrin e Departamenteve ashtu edhe në numrin e studentëve.

Në vitin akademik 2004/2005 u hap Fakulteti Juridik: departamenti i përgjithshëm

Në vitin akademik 2005/2006 u hap edhe departamenti i Kriminalistikës i Fakultetit Juridik.

Në vitin akademik 2006/07 studimet master për herë të parë u hapën me:

Fakultetin e Shkencave Politike me departamentet ;

  • Marrëdhënie ndërkombëtare me diplomaci
  • Administratë publike

Fakultetin Ekonomik me departamentet;

  • Menaxhment dhe informatikë
  • Banka, Financa dhe Kontabilitet

Në vitin akademik 2007/08 u hapën edhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe i Psikologjisë, si dhe me studimet master në Fakultetin Juridik me departamentin: Juridiko-Penal, dhe Juridik-Civil.

Në vitin akademik 2009/2010 Kolegji Fama nga Agjencia e Kosovës për Akreditimm  ka fituar te drejten per regjistrimin e studenteve me programe të akredituara:

Programet e studimit në nivelin Baçelor:

  • Banka, Financa dhe Kontabilitet
  • Menaxhment
  • Juridik
  • Kriminalistikë
  • Shkenca Politike dhe Administratë Publike
  • Psikologji
  • Përkujdesje dhe Mirëqenie për Fëmijë
  • Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Programet e studimit në nivelin Master:

  • Menaxhment
  • Banka, Financa dhe Kontabilitet
  • Marrëdhenie Ndërkombëtare dhe Diplomaci
  • Administratë Publike
  • Studimet e Shkencave të Sigurisë
  • Juridik-Penal
  • Juridik-Civil

KOLEGJI FAMA ka themeluar Zyrën e Sigurimit të Cilësisë si dhe ka implementuar rregulla dhe strukturë gjithëpërfshirëse të sigurimit të cilësisë në mënyrë konsistente. Në këtë aspekt KOLEGJI FAMA ka kontraktuar organizatën konsulente Britanike Quality in Higher Education Ltd, ku Profesori Emeritus Roger Hilyer si drejtues i kësaj organizate me përvojë në fushën e cilësisë dhe zhvillimeve është angazhuar për të ofruar përkrahje dhe këshilla në vazhdimësi për zhvillimin, ngritjen dhe sigurimin e cilësisë së Kolegjit FAMA.

Programet të akredituara të cilat ofrohen në Kolegjin Fama janë:

Programet Baçelor

Ekonomi me specializim në Menaxhment
Ekonomi me specializim në Banka, Financa dhe Kontabilitet)
Shkenca Politike dhe Administratë publike
Psikologji
Juridik me specializim në Civil-Komercial
Juridik me specializim në Penal-Kriminalistikë
Infermieri
Mami
Laborant Mjeksor
Laborant i Lart Dentar
Stomatologji- program i integruar 5 vjeçar

Programet Master

Menaxhment
Banka, Financa dhe Kontabilitet
Juridiko-Penal
Juridiko-Civil
Marrëdhënie Ndvrkombetarë dhe Diplomaci
Administratë Publike
Psikologji
Shkencat Politike- Integrimi dhe Qeverisja (Diplomë e dyfishtë me Universitetin e Salzburg)

KOLEGJI FAMA në Prishtinë tashmë gjendet në vitin e 15 (pesëmbëdhjetë) të veprimtarisë së vet me afër 13000  studentë të regjistruar deri më sot, dhe me 4000 studentë të diplomuar deri më sot në nivelin Master dhe Baçelor.

Për realizimin e këtyre objektivave është synuar në disa drejtime:

  • Në kualifikimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve të rinj.
  • Lidhja me Universitetet e vendeve tjera ka qenë një nga pikësynimet kryesore për shkëmbimin e përvojave dhe modernizimin e tij., si me London City College në Mbretërinë e Bashkuar, Universitetin Central Michigan në Shtetet e Bashkuara, si dhe me universitete tjera rajonale dhe evropiane, etj.
  • Pjesëmarrja në mjaftë projekte shkencore nga Universitetet e vendeve fqinje dhe institucioneve të njohura ndërkombëtare.
  • Përfshirja e Institucionit tonë në zbatimin e Deklaratës së Bolonjës.

Kolegji ka përvëtsuar strukturat dhe procedurat formale, duke iu përgjigjur rritjes së vazhdueshme të madhësise dhe kompleksitetit të Institucionit. Këto procedura e kanë bërë më të lehtë për të gjithë aplikuesit dhe studentët që të pranojnë këshilla dhe informacione në bazë joformale me kontakte me personelin akademik si dhe administrativ.

Edhe një dimension i reformave është bërë në mënyrë që të jenë në dispozicion hapësirat për t’i shërbyer ekipeve të stafit, informacionet për të kaluarën e procesit mësimor, përparimin dhe të arriturat individuale të studentëve, si dhe statistika të përdorshme të studentëve, duke përfshirë analizën e trendeve gjatë viteve të veprimtarisë së Fama.

Progresi në Kolegjin Fama që nga themelimi në 2003 ka qenë i kontrolluar dhe i rregullt. Ka mësim të mjaftueshëm institucional që mbahet nga stafi i Kolegjit dhe proceset dhe procedurat me të cilat qeveriset. Është plotësisht e pranueshme që për të ndërmarrë hapin e ardhshëm të ngritjes në vëllim dhe nivel të punës, është esenciale që procedurat për Sigurim të Cilësisë dhe Standardeve janë institucionalizuar që i mundësojnë Kolegjit të mbetet plotësisht i përkushtuar për cilësi dhe standarde të larta. Ky dokument ka potencuar që reformat janë duke u implementuar në mënyrë të qëndrueshme. Kolegji është i gatshëm të luftojë që këto reforma në procedurë, bashkë me fuqinë akademike, mund të garantojnë që Institucioni vazhdon të operojë sipas standardeve ndërkombëtare dhe që akreditimi si një Institucion për Arsim të Lartë është i përshtatshëm dhe meritor.

HISTORIKU I FILIALAVE  TË KOLEGJIT FAMA në Prizren, Mitrovicë dhe Gjilan

Organet qeverisese te Kolegjit FAMA,  kujdes të madh janë duke i kushtuar edhe uniformitetit të standardeve dhe konsistencës se procedurave në të gjitha filialat/degët. Të katër filialat/degët ofrojnë provizione prej një portfolio të programeve në koherencë në shkenca shoqërore të aplikueshme ashtu siç ofrohen në Prishtinë.

Filialat e KOLEGJI FAMA janë angazhuar në fushën e arsimit dhe hulumtimeve shkencore, me objektiva të përcaktuara në Statutin e Kolegjit. Data zyrtare e themelimit të filialave të Kolegjit FAMA është 25.05.2006.

Qëllimi i themelimit të filialave të Kolegjit FAMA, ishte si kërkesë e qytetarëve (studentëve të rinjë dhe prindërit e tyre).,  të regjionit të komunave të Prizrenit, Mitrovicës dhe Gjilanit,  (si dhe qytetaret e Shqipërisë,  qytetaret e Serbisë nga Komunat: Preshevë, Medvexhë dhe Bujanoc) që të kenë mundësi studimi sa më afër vendbanimeve të tyre me qëllim të reduktimit të shpenzimeve për studime dhe menaxhimin më të mirë të kohës gjatë  periudhës së studimeve duke eliminuar kohen dhe shpenzimet që kerkohen per studentet e ketij regjioni per udhetim ose qendrim ne Prishtinë.

Kolegji FAMA duke u bazuar në objektivat e strategjisë së zhvillimit të Arsimit të lartë 2005-2015 kolegji kishte mundësinë dhe vullnetin që të zhvilloj aktivitetin arsimor edhe në atë regjion pra në Prizren, me qëllim të përkushtimit për përfshirje më të madhe në arsimin e lartë dhe ti shërbejë zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

KOLEGJI FAMA në vitin akademik 2006/2007 ka filluar punën edhe në filialen e Prizrenit, Mitrovicës dhe Gjilanit  duke u bazuar në zhvillimin e kompleksit të Prishtinës.

Ekziston personeli i adekuat akademik, administrativ dhe teknik në të gjitha filialat/degët. Secila filialë/degë ka një koordinator akademik, detyra e të cilit është të garantojë që procesi i mësimdhenies dhe mësimnxënies në filialat e Kolegjit FAMA të jenë të njëjtë si në Prishtinë.

Kurse Menaxheri i filialës është  zyrtarë i lartë i administrates, dhe është përgjegjës për udhëheqje efikase, ekonomike dhe efektive të filialës së Kolegjit FAMA.

Shërbimi Studentor për Karrierë dhe Këshillim është themeluar dhe angazhuar për dhënien e këshillave akademike studentëve, si dhe për vënien në dispozicion të informatave të rëndësishme për ta, duke filluar nga informimi para regjistrimit e deri te diplomimi dhe kërkimi për punë pas përfundimit të studimeve.

Në vitin akademik 2006/2007 filialat e Kolegjit FAMA kanë filluar me dy fakultete Ekonomik me programet: a) Banka, Financa dhe Kontabilitet,b) Menaxhment, si dhe fakultetin Juridik me programin Juridik i përgjithshëm.

Kolegjit FAMA në secilën  filial për secilin program studimi ka siguruar: stafin akademik, lëvizdhmëri të sigurtë të studentit, përkushtimit të tyre në punë kërkimore, angazhim aktiv si na aspektin indivdual edhe atë kolektiv, krahasueshmëri të standardeve sa i përket dhënies së diplomave/kualifikimeve.    

Filiala e KOLEGJI FAMA në Prizren tashmë gjendet në vitin e 12 (dymbëdhjetë) të veprimtarisë së vet me afër 3100  studentë të regjistruar deri më sot, dhe me afër 2000 studentë të diplomuar në nivelin e studimeve Baçelor.

Filiala e KOLEGJI FAMA në Mitrovicë tashmë gjendet në vitin e 12 (dymbëdhjetë) të veprimtarisë së vet me afër 2000  studentë të regjistruar deri më sot, dhe me 1000 studentë të diplomuar deri më sot në nivelin e studimeve Baçelor.

Filiala e KOLEGJI FAMA në Gjilan tashmë gjendet në vitin e 12 (dymbëddhjetë) të veprimtarisë së vet me afër 2020  studentë të regjistruar deri më sot, dhe me 1400 studentë të diplomuar në nivelin e studimeve Baçelor.

 

Kolegji Fama

Aty ku jeni emër, e jo numër!

Mjekësi
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Ekonomik
Numri i vendeve te plotesuara 76%
Juridik
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Psikologji
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Shkenca Politike dhe Administratë Publike
Numri i vendeve te plotesuara 56%

Na kontaktoni

  • Rr. Gustav Mayer nr. 7, Prishtinë 100000
  • info@kolegjifama-edu.org
  • 038 (0) 222 212
  • 044 507 080
Close Menu