MISIONI  DHE VIZIONI

Misioni publik dhe objektivat institucionale

 

Misioni i Kolegjit FAMA është ai që të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë kosovare dhe të dijes, nëpërmjet hulumtimit, mësimdhënies cilësore, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shërbimit në komunitet.

 

Një mision i tillë është i shkurtër, i qartë, i matshëm dhe reflekton unicitetin e Kolegjit FAMA brenda sistemit kombëtar të arsimit të lartë, si dhe brenda Zonës Evropiane të Arsimit të lartë.

Misioni i lartpërmendur artikulohet në 4 orientime të ndryshme, të cilat janë pjesë përbërëse dhe e pandashme e tij:

 

  • Promovimi i progresit shkencor, nëpërmjet proceseve ekselente të hulumtimit, në gjendje që të përballojë sfidat globale, si dhe që të ketë një impakt trasversal ndërdisiplinor;

 

  • Promovimi i një përvoje studimi transformuese, themeluar mbi programe dhe procese përkujdesjeje për studentët, si dhe mbi oferta didaktike të ispiruara nga hulumtimi dhe të drejtuara nga kërkesat e stakeholders;

 

  • Tërheqja e komunitetit ndërkombëtar të docentëve dhe studentëve;

 

  • Ndërveprimi me subjektet e tjera si një institucion transparent dhe i përgjegjshëm, i cili falë kulturës së ekselencës akademike, promovon inovacionin social dhe zhvillimin ekonomik.

 

Që në lindjen e tij në vitin 2003, Kolegji FAMA është konceptuar si një bashkësi, detyra parësore e së cilës ishte hulumtimi, studimi dhe formimi i brezave të rinj, në të cilin marrin pjesë me zotësi të plotë docentët, studentët, si dhe personeli teknik, administrativ dhe ndihmës.

Misioni i Kolegjit FAMA, i përcaktuar në mënyrë të qartë si më lart, reflekton në mënyrë unike arsyen e ekzistencës së institucionit, si dhe funksionet që Kolegji FAMA synon që të zbatojë gjatë gjithë jetëgjatësisë së tij.

 

Misioni, si një postulat me karakter gati permanent, është përcaktuar qysh në lindjen e Kolegjit FAMA si rrjedhojë e një procesi të gjerë konsultimi, që ka përfshirë palët e interesit të jashtme dhe të brendshme dhe është mjaft i qartë për të siguruar vlerësimin e përparimit drejt qëllimeve dhe objektivave institucionale.

 

Në procesin e përcaktimit të misionit janë përfshirë docentët e tij, studentët, personeli teknik dhe administrativ, universitete të tjera simotra, institucione qendrore dhe lokale, shkollat e mesme të larta, ndërmarrjet bartëse të sistemit prodhues vendor, OJQ, si dhe qytetarët e thjeshtë, në cilësinë e anëtarëve të familjes, si bërthamë e shoqërisë.

 

Misioni njihet nga të gjithë anëtarët e bashkësisë akademike të institucionit, si dhe nga vetë studentët e Kolegjit, ndërsa i nënshtrohet rishqyrtimit vetëm pas ndryshimit rrënjësor të rrethanave, të cilat kushtëzojnë rishikimin e tij.

 

Vizioni, vlerat, përcaktimi i strukturës organizative, si dhe plani strategjik i institucionit, përfshirë këtu edhe objektivat institucionale afatmesme dhe afatgjata, mbështeten tërësisht në deklaratën e mësipërme të misionit, si gurthemeli i Kolegjit FAMA.

 

Për këtë arsye, misioni institucional ka shërbyer gjithnjë si udhëzues efektiv për planifikimin strategjik, vendimmarrjen dhe funksionimin e institucionit, si dhe për alokimin e burimeve dhe programeve kryesore, projekteve, vendimeve dhe politikave zhvillimore të Kolegjit FAMA.

 

Vizioni i Kolegjit FAMA është të jetë një bartës lider i arsimit të lartë, që merr pjesë në bashkësinë shkencore ndërkombëtare, si institucion ekselent cilësor në formim dhe hulumtim dhe si shtyllë kryesore e ekonomisë, mirëqënies dhe zhvillimit të vazhdueshëm të shoqërisë kosovare.

 

Vlerat themelore mbi të cilat mbështetet Kolegji FAMA, të cilat burojnë nga misioni dhe vizioni i tij, janë:

 

  • liria e e mendimit dhe hulumtimit, për të siguruar pluralizmin e kulturave dhe ideve të ndryshme;

 

  • përgjegjësia sociale, pra formim dhe hulumtim të cilat i kontribuojnë zhvillimit social dhe ekonomik të shoqërisë dhe të shtetit në përgjithësi;

 

  • autonomia didaktike, shkencore dhe organizative;

 

  • pjesëmarrja e të gjithë komponentëve të jetës universitare, pra docentë, studentë, personel teknik, administrativ dhe ndihmës;

 

  • pandashmëria e mësimdhënies nga hulumtimi;

 

  • orientimi strategjik karshi përmirësimit të vazhdueshëm dhe inovacionit;

 

  • transparenca, me theks të veçantë përsa i përket substancës së kontratës së shërbimeve me studentët;

Misioni i Kolegjit FAMA, është i shprehur në Statutin e Kolegjit FAMA, në të cilën theksohet se misioni i Kolegjit FAMA është: Promovimi i të mësuarit dhe gjenerim i njohurive nëpërmes të ofrimit të programeve akademike të dalluara dhe programeve të tjera të AAP, të orientuara kah tregu i punës, duke synuar rritjen e mundësive për punësimin e studentëve dhe kandidatëve për arsimin profesional. Aktualisht, Kolegji i FAMA krahas zhvillimit të programeve akademike, në mision e ka zhvillimin programeve të arsimimit profesional si nevojë urgjente për tregun e punës në Kosovë dhe në Evropë. Gjithashtu, kolegji angazhohet për të qenë i përsosur në mësimdhënie dhe në hulumtime dhe këtë më qëllim për t’i shërbyer shoqërisë në përgjithësi.

Më specifikisht  misioni i Kolegjit FAMA është:

  • Veprimi në drejtim të avancimit dhe zhvillimit të arsimit, shkencës, kulturës dhe ekonomisë kosovare;
  • Nëpërmjet programeve të studimeve universitare dhe pasuniversitare, të arsimojë profesionalisht specialistët e lartë në të gjitha fushat e artit, shkencës dhe kulturës, sipas strukturave akademike në disponim;
  • T’i përshtatet standardeve më të larta evropiane të arsimimit superiorë dhe të veproj në drejtim të integrimit të plotë në zonën evropiane të arsimit të lartë dhe të kërkimeve shkencore (sipas Deklaratës së Bolonjës dhe Konventës së Lisbonës);
  • Të bashkëpunojë me të gjitha institucionet universitare dhe të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e arsimit të lartë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar;
  • Të kontribuojë në procesin e promovimit të demokracisë qytetare.

Në përputhje me këtë mision, vizioni i Kolegjit Fama  është të sigurojë arsimim cilësor universitar dhe pasuniversitar dhe te ofroje përgatitje profesionale te rendit te parë në edukim, në shkencat sociale, në shkencat ekonomike, juridike, administrate publike, marrëdhënie ndërkombëtare, në fushën e sigurimit, etj.  Të bëj një hap te ri cilësor në arsimimin e specialistëve të lartë në fushat përkatëse të gjenerojnë rezultate profesionale të adoptuara për nevoja të tregut global, ne te njëjtën kohe duke shërbyer për studime te nivelit me te larte (ciklit te dyte dhe trete te studimeve).

Qëllimet dhe objektivat e mësimdhënies dhe të hulumtimit

Në zbatim të misionit dhe në zbërthim të vizionit të tij, Kolegji Fama ka këto synime kryesore:

Në fushën e mësimdhënies

  • Te pajise studentet me cilësitë e projektuesit ne fushat përkatëse ne mënyre qe te jenë të aftë të japin zgjidhje të problemeve të ndryshme;
  • Te pajise studentet me dije ne përshtatje me zhvillimet e sotme shkencore, me metodat bashkëkohore si dhe me standardet ndërkombëtare duke synuar përshtatjen e specialisteve me kërkesat e tregut të punës jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë Kosovës;
  • Të pajisë studentët me aftësi dhe shkathtësi profesionale për të qenë të aftë të kryejnë detyra të ndryshme zbatimi ne fushat respektive të ekonomisë sonë.
  • Të ofrojë studime e kurse kualifikimi në kuadrin e zbatimit të politikës së të mësuarit gjatë gjithë jetës, për të bërë të mundur rifreskimin e dijeve dhe kualifikime të ndryshme të gjeneratave që kanë përfunduar programet tona të studimit.

Në fushën e hulumtimit shkencor

  • Të ofrojë studime në ciklin e tretë për fushat e përcaktuara më sipër, duke marrë përsipër përgatitjen e kualifikimin e studiuesve dhe shkencëtarëve të rinj.
  • Te kryeje aktivitete studimore kërkimore e shkencore te lidhura ngushte me veprimtarinë akademike dhe programin e studimeve qe zhvillohen, duke marrë pjesë në projekte kombëtare e ndërkombëtare dhe duke qenë partner me institucione universitare te jashtme.
  • Të promovojë kualifikimet e vazhdueshme shkencore të stafit akademik, duke krijuar vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në cilësinë e stafit mësimdhënës.
  • Të kryejë botime universitare në fushat përkatëse.
  • Të organizojë dhe të marrë pjesë në kongrese dhe konferenca shkencore, seminare dhe Workshope në fushat përkatëse.
  • Të kryejë dhe të mbështesë botime shkencore si monografi, artikuj shkencor, libra etj.

Kolegji Fama

Aty ku jeni emër, e jo numër!

Mjekësi
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Ekonomik
Numri i vendeve te plotesuara 76%
Juridik
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Psikologji
Numri i vendeve te plotesuara 90%
Shkenca Politike dhe Administratë Publike
Numri i vendeve te plotesuara 56%

Na kontaktoni

  • Rr. Gustav Mayer nr. 7, Prishtinë 100000
  • info@kolegjifama-edu.org
  • 038 (0) 222 212
  • +383 (0) 44 197 324
Close Menu